Përshkrim
Çaj Gjemb Gomari 50g
Çaji i gjëmb gomarit (Silybum marianum) është i njohur prej shekujsh për vetitë e tij të fuqishme mbrojtëse dhe pastruese për mëlçinë. I pasur me silimarinë – një kompleks flavonoidesh me veprim të fortë antioksidues dhe hepatoprotektiv – ky çaj ndihmon në:
-
Pastrimin dhe rigjenerimin e qelizave të mëlçisë
-
Uljen e yndyrës së akumuluar në mëlçi (mëlçi e dhjamosur – steatoza hepatike)
-
Përmirësimin e funksioneve hepatike dhe tretjes
-
Detoksifikimin natyral të organizmit
Ky çaj është veçanërisht i dobishëm për personat që vuajnë nga mëlçia e dhjamosur si pasojë e ushqyerjes së pashëndetshme, alkoolit apo mbipeshës. Për efekt maksimal, këshillohet përdorimi në mënyrë të rregullt, për një periudhë disa javore, si pjesë e një stili jetese të balancuar.
Përgatitja:
Një lugë çaji bimë e tharë për një filxhan ujë. Ziejeni për 5–7 minuta, kullojeni dhe konsumojeni 1–2 herë në ditë.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.