Blog

Tahini

by in Blogu 11/02/2015

Tahini eshte nje krem mjat ushqyes i pasur me kalcium dhe proteina, omega 3 dhe omega 6. Keto perberes ofrojne nje mbeshtetje te shkelqyeshme per sistemin kardiovaskular. Pervec shume e shume vitaminave eshte i pasur dhe me sesaminol i afte te luftoje radikalet e lira qe krijohen ne trupin tone. E gjitha merite e farave te susamit nje nga ushqimet qe kane gjithashtu dhe permbajtjen me te madhe te kalciumit nder ushqimet qe vendosim ne tavolinat tona. Per gjithe vlerat e mesiperme eshte gjithashtu shume i perdorur dhe nga vegjetarianet dhe veganet. Duhet thene gjithashtu se tahini eshte shume me i tretshem se sa salca te tjera te pergatitura me baze gjalpi apo majoneze.
Mbetet gjithsesi nje ushqim shume kalorik keshtu qe keshillohet te mos abuzohet.

Perdorimet

Tahini mund te konsumohet i lyer ne buke ose ne kombinim me ushqime te tjera.
Ne Lindjen e Mesme sherbehet ne versionin me hudher dhe limon, bashke me falafelet e famshme, qoftet tipike me perime dhe quinoa. Tahini rri shume mire dhe ne receta te tjera te famshme si hummus me baze qiqrash, nje pure te ftohte patellxhanesh me borzilok etj.

Perdorim tjeter interesant mund te ishte ne pergatitjen e hallvasise ku perberes kyesor eshte pikerisht kremi i suzamit qe perzihet me embelsues natyral dhe pak mjalte. Ne varesi te traditave te gatimit mund te shtohen dhe fistiqe, fruta te thata, vanilje, leng portokalli, uje nga petalet e trendafilit, aroma, kafe, kakao.

Per zonjat qe e kane blere tahinin prane dyqanit tone dhe na kane pyetur per menyrat e perdorimit, do te donim te percillnim se meqenese tahini ka nje permbajtje te plote dhe shije pak te forte, mund ta beni me fluid dhe me te shijshem nese e perdorni si baze kremi. Shtoni hudher te shtypur mire, leng limoni, majdanoz dhe uje dhe i perzieni se bashku. Gjithashtu nje tjeter mikeshe e dyqanit sygjeroi nje kombinim tjeter te vecante, nje perzierje te tahinit me fergesen tone tradicionale .

Mbas hapjes, tahini ruhet ne frigorifer ne kavanoz qelqi. Ka tendence gjithsesi te ndahet. Perziejini mire para se ta sherbeni.
Ju befte mire!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *