Hithër Organike

280,00 L

Çaj hithre i pasur me hekur dhe minerale – pastron trupin, ndihmon në anemi, forcon imunitetin dhe përmirëson shëndetin e lëkurës dhe flokëve.

Hithër Organike (30gr)

Çaji i hithrës (Urtica dioica) është një ndër bimët më të pasura me vlera ushqyese dhe shëndetësore. Përdoret tradicionalisht për pastrimin e gjakut, rritjen e energjisë dhe forcimin e sistemit imunitar.

Falë përmbajtjes së lartë me hekur, kalcium, vitamina A, C, K dhe antioksidantë natyralë, ky çaj ndihmon në:

  • Detoksifikimin e organizmit dhe përmirësimin e funksionit të veshkave

  • Luftimin e anemisë dhe rritjen e nivelit të hekurit në trup

  • Zbutjen e inflamacionit dhe përkrahjen e kyçeve e muskujve

  • Balancimin e hormoneve tek gratë, sidomos në periudhën e ciklit apo menopauzës

  • Mbështet shëndetin e lëkurës dhe flokëve

I përshtatshëm për përdorim të përditshëm si një çaj energjik dhe pastrues.

Përgatitja:
1 lugë gjelle hithër e tharë për 1 filxhan ujë të valuar. Lëreni të qëndrojë për 8–10 minuta, kullojeni dhe pijeni 1–2 herë në ditë.

Review

Nuk ka ende review.

Behu i pari qe jep nje vleresim “Hithër Organike”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Up-Sells Products