Dyqani Ynë

Arrë Moskat


390.00 L

Shija e arrës moskat është e rafinuar, e ëmbël, ekzotike dhe pak pikante. Në kuzhinë gjen përdorim në disa ëmbëlsira, në disa lloje salcash, në supa, gatimet e pjekura dhe në purenë e patateve, duke e pasuruar atë me një aromë të veçantë.

Përshkrim

Arrë Moskat e Plotë ( 20g )

Arre Moskat ose shqip arrëmyshku është fruti i një peme me gjelbërim të perhershëm e cila e ka prejardhjen nga Ishujt Banda në Moluccas (apo Ishujt Spice) të Indonezisë. Për të bërë vjeljen e parë të arrëmyshkut duhet pritur 7-9 vjet pas mbjelljes, ndërsa prodhimin e plotë pemët e arrijnë pas 20 vjetesh. Arrëmyshk pemë është e rëndësishme për dy produkte-erëza që rrjedhin nga fruti,  lëvorja e arrëmyshkut dhe arrëmyshk-bërthama.

Arrëmyshk bërthama  është disi më pak e ëmbël, ndërkohë që Lëvorja mbart një shije më delikate. Lëvorja e arrëmyshkut preferohet shpesh në ushqimet e lehta për ti dhene ngjyrë të ndritshme portokalli, në ngjashmëri me shafranin. Ndërsa berthama arrëmyshk përdoret më shumë me efektin e erëzës për aromatizim të ushqimit, zakonisht në formën e vet bazë, apo dhe e grire. Grirja bëhet në çast në rende të posacme.

Përfitimet shëndetsore të arrëmyshkut:

  • Stimulon tretjen.
  • Ndihmon në gjendje të tilla si të vjellat, diarreja dhe probleme të tjera me aparatin tretës.
  • Qetëson marrjen e mendve.
  • Sipas mjekësisë popullore, kjo erëz konsiderohet edhe si një afrodiziak i fuqishëm

Përdorimi:

Në kultura të ndryshme kulinare gjen përdorime të ndryshme. Thuajse si erëz zë vend në cdo pjatë të kripur ose të ëmbël. Përdoret dhe për aromatizimin e koktejleve të ndryshme apo verës së ngrohtë. Gjendet ose shtohet si përbërës edhe në çaj.

Kujdes:

Nëse konsumohet në doza të larta (për doza më të madha se 5 gramë) shkakton ndryshime të vetëdijes dhe halucinacione.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Shqyrtim mund të parashtrojnë vetëm klientë që kanë bërë hyrjen dhe që e kanë blerë këtë produkt.