Dyqani Ynë

Bukë Filizash Gruri


Bukë Filizash Gruri Organike, nga Sunnyvale, është një bukë e shijshme, e butë dhe e njomë, bërë vetëm nga filiza gruri (100%). Ajo është pa asnjë nga përbërësit e qumështit, pa vezë dhe pa maja, si dhe nuk përmban yndyrna të shtuara.

Përshkrim

Bukë Filizash Gruri Organike, nga Sunnyvale, është një bukë e shijshme, e butë dhe e njomë, bërë vetëm nga filiza gruri (100%). Ajo ka një shije delikate e të ëmbël, të ngjashme me bukën e maltit, vetëm, sigurisht, pa malt. Ajo është pa asnjë nga përbërësit e qumështit, pa vezë dhe pa maja, si dhe nuk përmban yndyrna të shtuara. Ajo është më e lehtë për t’u tretur, se shumë bukë të tjera dhe është shumë e ushqyeshme. Kjo vjen si një copë e tërë, duke ju lejuar të prisni fetat sipas dëshirës, në madhësinë e nevojshme.

Buka është e pjekur nën 100 gradë Celsius dhe kështu, buka prej filizash gruri, shpesh është konsideruar si ushqim i papërpunuar. Në ngjashmëri me buket me Indeks Glicemie të Ulët, energjia çlirohet ngadalë, me kalimin e kohës, nga kjo bukë. Shumica e atyre që janë të ndjeshëm ndaj grurit dhe bukës me gluten mund ta tolerojë bukën prej filizash gruri, pasi ajo është lehtësisht e tretshme.

E përshtatshme për vegjetarianët dhe veganët.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Shqyrtim mund të parashtrojnë vetëm klientë që kanë bërë hyrjen dhe që e kanë blerë këtë produkt.

    error: Përmbajtja është e mbrojtur!! / Content is protected !!