Përshkrim
Çaji “Dreamland” lemon balm, valerianë & lule pasioni -16 bustina
Çaji “Dreamland” bazuar në filozofinë e jogës ku balanca e elementëve fizik përcakton thelbin e shpirtit, vjen si një përzierje e balancuar e lemon balm, valerianës, lules së pasionit, lavender, karafilit, gingerit e carobit, për t’ju ofruar qetësinë e trupit e shpirtit si një i vetëm.
Përfitimet e Çajit “Dreamland”:
-
Lemon Balm: Njihet për qetësimin e dhimbjeve të kokës të shkaktuara nga stresi. Ai ndihmon në përmirësimin e humorit dhe lufton simptomat e depresionit të lehtë, duke ofruar një ndjenjë të përgjithshme mirëqenieje. Lehtëson problemet e stomakut dhe stimulon sistemin tretës duke ndihmuar relaksimin e trupit dhe mendjes.
-
Valeriana: Kjo bimë ka veti të fuqishme relaksuese dhe mund të ndihmojë në uljen e stresit dhe ankthit, duke sjellë një ndjenjë qetësie dhe relaksi, veçanërisht përpara gjumit, ndaj përdoret për të ndihmuar në trajtimin e pagjumësisë dhe për të përmirësuar cilësinë e gjumit.
-
Lulja e pasionit: Ka efekt të qetësimit të sistemit nervor. Përdoret për të lehtësuar dhimbjet e muskujve dhe migrenën falë efektit të saj relaksues.
Përdorimi:
- Pini çajin 30-60 minuta para gjumit për të ndihmuar në relaksimin e trupit dhe për të përmirësuar cilësinë e gjumit.
- Mund ta konsumoni gjithashtu gjatë ditës për të lehtësuar ankthin dhe stresin.
Kujdes!
- Përdorimi i këtij kombinimi duhet të bëhet me kujdes nëse keni probleme me alergjitë, merrni terapi medikamentoze, në shtatzëni ose gjidhënie.
- Konsultohuni me mjekun nëse keni gjendje shëndetësore të veçanta ose merrni medikamente të rregullta, sidomos për trajtimin e ankthit, depresionit, dhe problemeve hormonale.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.