Dyqani Ynë

Tërshërë e Shtypur


240.00 L

Përshkrim

Tërshërë e Shtypur (500gr)

Tërshëra e  njohur ndryshe si mbretëresha e drithërave është një ushqim që konsumohet prej afro 4000 vjetësh. Në Antikitet konsiderohej si një ushqim për të varfërit, por nuk mund të themi të njëjtën gjë për epokën e tanishme. Tërshëra është pjesë e regjimit ushqimor të miliona njerëzve pavarësisht statusit të tyre socio-ekonomik. Ajo është e pasur me proteina,yndyrna të pangopura, vitamina dhe shumë ushqyes të rëndësishëm për organizmin.

Benefitet shëndetsore të tërshërës:

  • Tërshëra përmban shumë fibra të tretshme të cilat përmirësojnë aktivitetin e sistemit tretës, duke promovuar rënin në peshë.
  •  Acid linoleik dhe fibrat e tretshme të tërshërës reduktojnë nivelin e triglecerideve dhe kolesterolit të keq në gjak. Ato  parandalojnë shfaqjen e sëmundjeve si arterioksleroza, infarkti dhe hemoragjia cerebrale.
  •   Konsumi i tërshërës redukton nivelin e sheqerit në gjak, pasi ajo arrin të përthithë glukozën në organizëm.
  •  Mjekët rekomandojnë një mëngjes me tërshërë për të krijuar ndjesinë  e ngopjes dhe furnizimin e trupit me energjine e nevojshme per te nisur diten.
  • Personat të cilët duan të humbasin disa kilogramë duhet të fillojnë sa më parë tërshërë pasi përbërësit e saj ndihmojnë në mirëfunksionimin e metabolizmit dhe frenojnë urinë.
  •  Tërshëra përbëhet nga kompleksi i vitaminës B, ky i fundit është shumë i rëndësishëm për sistemin nervor qendror.
  • Tërëshëra nuk duhet të mungojë kurrë në dietën e personave që vuajnë nga tirodet, sidomos nëse janë të diagnostikura me hipertireozë, mbifunksionim i tiroides.
  • Tërshëra përmban beta-glukan, një substancë e rëndësishme që ndihmon qelizat imunitare dhe lufton infeksionet.
  •  Duke qenë se tërshëra përmban shumë sicilic  arrin të eleminojë acidin urik dhe lëngjet e tjera toksike.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Shqyrtim mund të parashtrojnë vetëm klientë që kanë bërë hyrjen dhe që e kanë blerë këtë produkt.