Dyqani Ynë

Uje kokosi Dr. Antonio Martins Bio


1,150.00 L

S’ka stok

Përshkrim

Uje kokosi Dr. Antonio Martins Bio 1 Litër

Uji i kokosit është lëngu që ndodhet në qendër të një kokosi të ri dhe të gjelbër. Ai është një përzierje natyrale elektrolitesh, mineralesh, dhe vitaminash, qëpërdoret për të ushqyer frutin gjatë zhvillimit të tij. Uji i kokosit është i njohur për shijen e tij të lehta dhe të këndshme, si dhe për përfitimet e shumta shëndetësore.

Përfitimet shëndetësore të ujit të kokosit:

  • Alternative natyrale hidratimi shumë e pasur në elektrolite: Ai përmban sasi të konsiderueshme kaliumi, magnezi dhe kalciumi , të gjitha të nevojshme për ruajtjen e balancës së elektroliteve, rregullimin e tensionit të gjakut dhe mbështetjen e funksionit të muskujve.
  • I pasur në antioksidantë: Uji i kokosit përmban antioksidantë që të ndihmojnë në reduktimin e radikaleve të lira, duke mbrojtur qelizat nga dëmtimio ksidativ.
  • Ndihmon në balancimin e sheqerit për njerëzit që vuajnë nga diabeti: Duke qenë një burim i mirë i magnezit,ndihmon në rritjen e ndjeshmërisë ndaj insulinës dhe uljen e nivelit të sheqerit në gjak tek personat me diabet tip 2 dhe prediabet.
  • Mbështet shëndetin e zemrës: Pirja e ujit të kokosit kontribuon në uljen e rrezikut për sëmundjet e zemrës, pasi përdorimi i rregullt i tij çon në një ulje të niveleve të kolesterolit dhe triglicerideve.
  • I dobishëm pas aktivitetit fizik të zgjatur: Uji i kokosit është një alternative më e dobishme se sa uji për të rikthyer hidratimin, për të rimbushur elektrolitet e humbura gjatë aktivitetit fizik si dhe për të rritur kapacitetin fizik.
  • Mbështet procesin e tretjes:Enzimat e pranishme në ujin e kokosit të papërpunuar mund të ndihmojnë në përmirësimin e tretjes dhe të promovojnë shëndetin gastrointestinal. Konsumi i rregullt mund të lehtësojë simptomat e tretjes së dobët, fryrjes dhe kapsllëkut, falë vetive të tij natyrore hidratues dhe detoksifikuese.
  • Forcues i imunitetit: Uji i kokosit i papërpunuar është një burim natyral i citokinineve, hormoneve bimore që kanë efekte anti-plakje, anti-kancerogjene dhe forcuese të imunitetit. Duke forcuar mbrojtjen e trupit dhe luftuar stresin oksidativ, ai ndihmon në parandalimin e infeksioneve dhe promovon shëndetin e përgjithshëm.
  • Menaxhimi i peshës: Përmbajtja e tij e lartë e fibrave promovon ndjenjën e ngopjes, e cila mund të ndihmojë në kontrollimin e oreksit. Kaliumi në ujin e kokosit ndihmon në rregullimin e balancës së lëngjeve dhe metabolizmit, duke mbështetur përpjekjet për humbje peshe.
  • Pastrues i veshkave: Uji i kokosit i papërpunuar ka veti natyrale diuretike që promovojnë prodhimin e urinës dhe ndihmojnë në pastrimin e toksinave nga veshkat. Konsumi i rregullt mund të reduktojë rrezikun e gurëve në veshka dhe të mbështesë shëndetin e përgjithshëm të traktit urinar.

Përdorimi:

  • Si hidratues pas ushtrimeve: Uji i kokosit është i pasur me elektrolite dhe mund të jetë një alternativë më e mirë se uji ose pijet sportive për të rikthyer hidratimin pas ushtrimeve.
  • Si bazë për smoothiet: Përdoreni ujin e kokosit si një bazë të shëndetshme për smoothiet, duke i shtuar fruta dhe perime të freskëta për një pije energjike.
  • Në salca dhe dressing: Përdoreni si përbërës për dressing të sallatave, duke i shtuar shije të freskët dhe një nuancë tropikale.
  • Si përbërës për recetat e pjekjes: Mund të përdoret si zëvendësues për lëngje të tjera në receta pjekjeje, për të shtuar një shije dhe hidratim të natyrshëm.
  • Për pastrim dhe kujdes të lëkurës: Uji i kokosit mund të përdoret si një tonik natyral për lëkurën, duke ndihmuar në hidratim dhe freskimin e lëkurës së thatë.

 

Kujdes!

Individët me funksion të dëmtuar të veshkave ose ata që ndjekin një dietë me kalium të kufizuar duhet të shmangin konsumimin e ujit të kokosit të papërpunuar. Përmbajtja e tij e lartë e kaliumit mund të paraqesë rreziqe për ata me funksion të dëmtuar të veshkave, duke çuar potencialisht në çrregullime të elektroliteve. Konsultimi me një profesionist të kujdesit shëndetësor është i këshillueshëm për personat me kufizime të veçanta dietetike ose kushte mjekësore.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Shqyrtim mund të parashtrojnë vetëm klientë që kanë bërë hyrjen dhe që e kanë blerë këtë produkt.

Mund t’ju pëlqejnë edhe…