Dyqani Ynë

Vaj Arre, Bio-Organik


1,350.00 L

Arrat njihen si një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore Omega 3. Arrat gjithmonë i kemi konsumuar ashtu të gjalla, por në dhjetëvjeçarët e fundit njerëzimi zbuloi vlerat e vajit të arrës dhe ndikimet e tij fantastike tek lëkura, flokët dhe shëndeti ynë në përgjithësi.

Përshkrim

Vaj Arra, Bio-Oragnik, I Presuar Në Të Ftohtë

Vaji  i arrës është një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore Omega-3. Ky vaj përmban një sasi të lartë të fitoushqyesve dhe është një burim i konsiderueshëm i fosforit, seleniumit, zinkut, magnezit, kalciumit dhe hekurit. Ai ofron një sasi thelbësore vitaminash B2, B1, B3 së bashku me niacinën dhe vitaminën E.  Ky vaj ka një aromë dhe shije delikate dhe një ngjyrë të çelët.

Përfitimet shëndetsore:

  •  Trajtimet kundër stresit:

Arrat dhe vaji i tyre i vijnë në ndihmë organizmit duke luftuar stresin. Ky vaj përmban yndyrna polio-të-pangopura që ndihmojnë në kontrollimin e tensionit të gjakut. Studimet kanë treguar që acidet yndyrore Omega-3 ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq dhe inflamacionit në përgjithësi. Vaji i arrës ka gjithashtu aftësinë të ulë tensionin e gjakut gjatë goditjeve të stresit.

  • Shëndeti kardiovaskular:

Vaji i arrës ndihmon në uljen e rreziqeve të shfaqjes së sëmundjeve kardiovaskulare, pikërisht falë aftësisë për uljen e kolesterolit. Ky vaj ndihmon organizmin duke eliminuar kolesterolin e keq nga organizmi. Studimet thonë që vaji i arrës ndihmon në ruajtjen e funksioneve të enëve të gjakut dhe shëndetit të qelizave që garantojnë shëndetin kardiovaskular.

  •  Në ndihmë kundër alergjive:

Nëse femrat shtatzënë marrin vajin e arrave në formën e një suplementi, atëherë fëmijët e tyre do të jenë më pak të rrezikuar nga alergjitë. Studimet klinike thonë se vaji i arrës zhvillon dhe forcon shpejt sistemin imunitar. Rrjedhimisht funksionet imunitare tek foshnja do të jenë më të forta dhe rreziqet e shfaqjes së alergjive, më të ulëta.

  •  Kurë për sklerozën:

Studimet klinike thonë se konsumimi i rregullt i vajrave të pasur me Omega-3 ndihmon në uljen e shanseve të shfaqjes së sklerozës me 60 përqind, në krahasim me ata që nuk konsumojnë këto vajra rregullisht. Gjithsesi studimet për këtë çështje vazhdojnë akoma.

Përdorimi:

Përdoret në sallatra dhe supëra të ndryshme. Gjithashtu mund të merret si kurë në mëngjes apo në darkë para gjumit nga një lugë caji.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Shqyrtim mund të parashtrojnë vetëm klientë që kanë bërë hyrjen dhe që e kanë blerë këtë produkt.

    error: Përmbajtja është e mbrojtur!! / Content is protected !!