Dyqani Ynë

Kinoa


900.00 L

Kinoa ka  përfitime të fuqishme shëndetësore. Ka shije shumë të mirë, e lartë në proteina, dhe është pjesë e tendencës apo prirjes së madhe për të konsumuar ushqime pa gluten.

Përshkrim

Kinoa – Bio Organik, I Certifikuar (500g)

Inkasit i referoheshin Kinoas si “Nëna e Farërave” dhe e konsideronin si të shenjtë. Ata e kultivonin Kinoan në Amerikën e Jugut në sasi të mëdha në lartësitë e Andeve. Ajo ishte gjithashtu ushqimi i tyre kryesor për 5.000 vjet. Pushtuesit spanjollë, duke mos ditur vlerën e saj, pothuajse e zhduken fare Kinoan duke e bërë atë të paligjshme për Indianet Vendas që ta kultivonin. Në vitin 1980, dy amerikanë rizbuluar Kinoa dhe filluan rritjen e saj në Kolorado.

Kinoa është një “SUPERFOOD” dhe një nga ushqimet më të shëndetshme në botë.

Përfitimet shëndetsore të kinoas:

  • E lartë në proteina- Bilanci i saj është i ngjashëm me proteinat e qumështi dhe ka më shumë proteina në krahasim me orizin, melin apo grurin.
  • Nje burim i mirë i riboflavin – riboflavin ndihmon në uljen e sulmeve të frekuencave në dhimbjet e migrenës duke përmirësuar metabolizmin e energjisë brenda trurit dhe qelizat e muskujve.
  • Saponinet që nxirren nga Kinoa përdoren për të përmirësuar shëndetin e lëkurës dhe shërimin e plagëve në Amerikën e Jugut duke e bërë një antiseptik të mirë.
  •  Formuese e Alkalinës. Edhe pse nuk është shumë e fortë, ajo krahasohet me orizin e egër, amaranthin, apo( filizat e grurit)
  •  Ka vetëm 172 kalori për 1⁄4 e një filxhani me Kinoa të tharë
  • Meqenëse s’është e lidhur me grurin apo drithërat, është pa gluten.
  • Miliona njerëz kane zbuluar se ndihen më mire dhe kanë humbur peshë ndërkohë ata reduktojnë dhe produktet me bazë gruri.
  • Është një karbohidrat kompleks me indeks të ulet glicemik. Dhe njëkohësisht është shumë e mirë për menaxhimin e peshës.

Përdorimi:

Gjithmonë shpëlaheni me ujë. Vendosni kinoan në një enë kulluese në ujë te ftohtë dhe të rrjedhshëm derisa e gjitha lënda shkumëzuese të jetë shpëlarë (zhdukur). Mund të provoni disa fara për të parë nëse është shpëlarë komplet; nëse farat vazhdojnë të kenë shije të hidhur, vazhdoni ti shpëlani nën ujë të rrjedhshëm. Duke i përzier farat e Kinoas gjatë shpëlarjes ndihmoni në zhukjen e shijes së hidhur. Kinoa mund të përdoret në sallatë ose mund ta zieni në ujë deri sa të zbutet(si trahana). Gjithashtu Kinoa pudding zëvendëson më së miri orizin dhe miellin e zakonshëm. (Sultiash kuinoe)

Kujdes!

Kinoa është e mbuluar me një kimikat toksik të quajtur saponin. Për këtë arsye është e rëndësishme që Kinoa të shpëlahet me ujë te bollshëm para përdorimit. Gjithashtu, masa është çelësi kryesor—me ushqimet te ashtuquajtura “superushqim”-duhet të hahen me masë, dhe nuk rekomandohet të hahen çdo ditë. Disa herë në javë është e mjaftueshme. Edhe pse Kinoa nuk klasifikohet si ushqim tipik në shkaktimin e alergjive dhe nuk përmban shumë kimikate, Kinoa përmban oksiliacid. Për njerëzit që kanë alergji nga oksiliacided është e pakëshillueshme

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Shqyrtim mund të parashtrojnë vetëm klientë që kanë bërë hyrjen dhe që e kanë blerë këtë produkt.

    casibom giriş casibom casibom retcasino retcasino retcasino retcasino retcasino holiganbet holiganbet giriş holiganbet güncel giriş retcasino giriş retcasino giriş retcasino giriş retcasino retcasino giriş casibom holiganbet holiganbet giriş retcasino rbet rbet giriş retcasino hakkında retcasino giriş retcasino bonuslar retcasino güvenilirmi marsbahis marsbahis giriş casibom hacklink satın al retcasino casibom retcasino hacklink satın al hacklink satış hacklink market retcasino retcasino hacklink satın al hacklink satın al retcasino retcasino giriş retcasino giriş retcasino güncel giriş retcasino giriş retcasino güncel giriş Ret Casino Ret Casino Giriş ret casino hacklink satın al retcasino backlink al