Blogu

Vaji i Kungullit dhe Vlerat e tij

by 20/10/2015

Vaji i farave te kungullit

I konsideruar shume me teper se nje ushqim, vaji i kungullit vleresohet per vlerat e shumta dhe interesante terapeutike qe ai ka.
Duke marre gjithe vlerat e farave e kungullit ky vaj ka funksion antinflamacion, rregullon pehashin e organizmit, parandalon cistet e mundshme te grate, duke i dhuruar atyre ekuilibrin e duhur hormonal.

Studimet kane treguar se vaji i farave te kungullit per nje periudhe 2 mujore permireson deri ne 86% simptomat ne problemet me urinimin si dhe zvogelon madhesine e prostates me 33% tek meshkujt qe vuajne nga problemi i zmadhimit te saj.

Këshillohet per ke ka këtë problem, të marre një lugë vaj të farave të kungullit çdo ditë dhe ndryshimi do te vihet re dhe brenda nje muaji.
Një arsye tjeter per konsumin e vajit të farave të kungullit është se ky vaj është burim i shkëlqyer i acidit yndyror Omega 3 dhe vitamines E. Kuptohet qe te gjitha vlerat ruhen te paprekura, vetem nese vaji eshte i presuar ne te ftohte.

Me shume perfitime per zemren, na ndihmon te kemi nje gjume te mire te nates dhe nje shendet te mire te pergjithshem.
Mban te qendrueshem nivelin e sheqernave,qe behet i rendesishem kur duam te humbasim peshe.

Per permbajtjen e tij me zink keshillohet per grate shtatzena dhe per ata qe duan te mbajne ne kontroll nivelet e kolesterolit.
Bashke me thjerrezat fasulet apo qiqrat farat e kungullit konsiderohen si burim hekuri me prejardhje vegjetale, shume te rekomanduara per t’u perfshire ne ushqimin tone ne menyre qe sistemi tretes te punoje ne menyre te rregullt.

Mund ta gjeni prane dyqanit tone, propozuar nga dy firma shume te njohura biologjike, te presuar ne te ftohte, formati 250ml.

Bukuria dhe Vlerat e Shtogut

by 20/10/2015

Shtogu eshtë shkurre ose dru i vogël që rritet 2-5 m i lartë dhe deri 25 cm i trashë. Lulet jane me ngjyrë të bardhë në të verdhë të çelur, ndersa fruti i zi ne lejla te erret. Maturohet ne gusht ose shtator. E kemi hasur dhe shijuar bukurine e tij dhe ne jug te Shqiperise.
Nga fruti, nje perqendrim i vertete antioksidantesh, nxirret nje leng i shendetshem, i perbere ne 80% uje dhe vitamina te vlefshme (A,C dhe disa vitamin ate grupit B), kripera minerale e aminoacide.
Nje mik i shkelqyer i sistemit tretes e relakson ate duke lehtesuar transformimin e ushqimeve ne energji, fuqizon sistemin imuitar, mbron dhe qeteson syte nga lodhja dhe acarimet.
Ndihmon e pastron gjithashtu limfen, gjakun dhe sistemin tretes. Eviton fryrje, krijim mbetjesh apo infeksione me keto baza.
E gjeni zakonisht prane Edesias, ne forme caji apo prevedeje 🙂

Furnizim i ri te Edesia

by 20/10/2015

Fara Chia, Vaj Lini, Vaj Kungulli,Tofu, Uthull Molle, Vaj Kokosi, Maca, Kinoa ne disa varietete, Kripa dhe Manat e kuqe te Himalajes, Mjalte me Trumez, Tershera dhe Krundet e saj, Qumeshti i Bajames, Poleni, Aloe Vera
Keto e shume produkte te tjera rikthehen ne formen organike dhe me te shendetshme te Edesia.

Per ne, per planetin!

Per me shume, Ju mirepresim 🙂

Krepet e lehta te mengjeseve vjeshtore

by 20/10/2015

• 240 gr miell farro
• 400 ml qumesht soje
• 4 luge vaj vegjetal i presuar ne te ftohte
• 140 ml uje
• 1 luge e vogel vanilje
• 1 luge sheqer i erret

• Perziejme ngadale miellin me qumesht soje dhe uje, shtojme vajin, vaniljen dhe sheqerin e erret sa te marrim nje mase fluide.
• E mbeshtjellim me plasmas guzhine dhe e leme masen ne frigorifer te pakten gjysem ore.
• Lyejme me pak yndyre nje tigan jo ngjites, hedhim nje luge te madhe druri nga perzierja dhe e leme te piqet.
• Sapo anet e krepes te kthehen pak, i kthejme nga ana tjeter
• Per femijet mund ti mbushim me pak cokokrem te lehte te nje forme te shendetshme apo ti lyejme me pak mjalte.

Mund ti gjeni perberesit organike te kesaj recete prane Edesias 🙂

Vaji i Kerpit

by 27/09/2015

Vaji i farave te kerpit dhe te vecantat e tij

I perfituar nga shtypja ne te ftohte i farave te kerpit, me arome te lehte dhe shije qe te kujton lajthine, cilesohet si “mbreti” i kunderinflamacionit dhe rekomandohet ne gjithe rastet kur eshte konstatuar nje “vater zjarri” ose nje akumulim toksinash ne trup.
Ky vaj ka nje karakteristike te vecante qe e ben te jashtezakonshem kundrejt cdo ushqimi tjeter ne natyre. Mban nje ekuiliber perfekt mes omega3 dhe omega6 (3:1),eshte i pasur me aminoacide, vitamina e kripera minerale, duke u kthyer ne nje funksion mbeshtetes shume te mire per sistemin imunitar dhe funksionet njohese.

Vaji i kerpit sherben per te kuruar semundjet e lekures si dermatit, psoriaze, mykoze etj. Pervec pirjes nga goja aplikohet dhe ne zonen e irrituar per te reduktuar kruarjet dhe fryrjet.
Eshte shume efikas dhe per kurimin e mykut ne thonj. Perdoret per te kuruar dhe probleme te sferes femerore, si sindroma premenstruale, menopauza apo osteoporoza.
Ka efekt qetesues ne sistemin nervor qe e ben efikas ne rastet e mungeses se kujteses, veshtiresite ne perqendrim dhe mungese vemendje, depresion kronik apo mbas lindjes, veshtiresi ne te folur e ne veprim, nervozitet i larte.
Ndihmon gjithashtu per alergjine dhe azmen.

Eshte gjithashtu nje vaj pastrues shume i mire, qe ndihmon melcine ne funksionin e saj te cmuar te filtrimit te gjakut. Perdorimi 4-5 luge te vogla ne dite, ul ne menyre te shpejte nivelet e kolesterolit te keq e triglicerideve, duke ulur keshtu rrezikun e trombozes.
Per te ruajtur te paprekura vlerat ushqyese dhe terapeutike te tij keshillohet konsumi krudo, si nje vaj normal per sallatat, dritherat, supat, salcat, makaronat, orizin dhe perimet. Ka nje pike te ulet te djegjes keshtu qe nuk keshillohet per te skuqur.

Mund ta gjeni prane Edesias ne variantin organik dhe te presuar ne te ftohte.

Brownies me Miell Teff

by 26/09/2015

Receta e dites  Brownies me miell teff

200gr miell teff
2 veze te fresketa
1 luge e vogel maja embelsirash
80gr sheqer kokosi (ose 100gr sheqer i erret)
20gr kakao
100 gr vaj vegjetal
Copa te vogla cokollate te erret (fakultative)
Qumesht vegjetal (tershere,bajamesh etj)
Pak kripe

Pergatitja:

Veme leter furre te lagur ne nje tepsi katrore ose drejtkendeshe(20cmX20). Perziejme ne nje ene te bollshme perberesit e thate: miellin, kakaon, pak kripe dhe maja. Ne enen tjeter rrahim vezet me sheqerin dhe shtojme vajin. Ne kete pike, bashkojme te gjithe perberesit dhe i perziejme deri ne arritjen e nje mase homogjene. Nese masa eshte e forte, shtojme me sy pak qumesht vegjetal. Hedhim copat e cokollates dhe e veme masen ne tepsi. E pjekim ne furre te parangrohur per rreth 25-30 minuta. E leme te ftohet, e presim ne masat e deshiruara dhe e perlajme 🙂

Ju befte mire!

Regjistrohuni...

… për t’ju informuar mbi çdo risi

Gabim: S’u gjet formular kontaktesh.