Blogu

Vaji i Basanit

by 26/09/2015

Vaji i Basanit dhe testamentet e pacmuara nga e kaluara

E perdorur prej vitesh, kjo bime cudiberese, me ngjyre te verdhe te bukur nuk ka zhgenjyer per vlerat e saj kurative. Lulja e basanit, eshte perdorur per depresionin dhe pasojat qe ndonjehere shkojne te lidhura me te si ankthi, lodhja, humbja e oreksit dhe problemet me gjumin. Ka gjithashtu evidenca shkencore shume te forta qe provojne se lulja eshte efektive ne kurimin depresionit te bute dhe ate te moderuar.
Te tjera perdorime te tij lidhen me simptomat e rrahjeve te shpeshtuara te zemres, ulje ngritjet e humorit, simptomat e menopauzes, crregullimet e hiperaktivitetit, crregullimet stinore etj
Vaji basanit, eshte perdorur gjithashtu per migrenen dhe lloje dhimbjesh te tjera te kokes, dhimbjen e muskujve dhe te nervave te tendosura. ka rezultuar ghithashtu efektiv ne trajtimin e crregullimeve te stomakut, melcise, gastritit apo hepatitit C.
Vaji i basanit mund te aplikohet gjithashtu per trajtimin e shenjave dhe gervishtjeve ne lekure, inflamacionin dhe dhembjen muskulare, djegjet e shkalles se pare, plaget, pickimet e insekteve, hemorroidet dhe dhimbjen nga tendosja e nervave ne trup. Aplikimet behen zakonisht ne darke per te shmangur cdo sensitivitet ndaj diellit.

Vaji i Basanit qe propozojme eshte per perdorim te brendshem dhe te jashtem.
Me permbajtje 100% bimore, rekomandohet nje 1-2 luge caji ne dite per perdorim te brendshem. Ndersa per perdorim te jashtem, bashkimi me vajin e ullirit extra te virgjer, e ben dhe me efikas per gjithe perdorimet e siperpermendura.

Per te interesuarit, formati 100ml, kushton 690l.

Çaji i Ftohte me Fruta

by 26/09/2015

Caji i ftohte me fruta te Edesia

Nese temperaturat e larta kane vendosur te festojne, mendojme se eshte vertet koha per nje nje caj te ftohte me fruta.

Mrekullisht i konceptuar si nje caj veror, por qe mund te perdoret shume mire dhe ne stinen e dimrit,mjafton nje prekje e kendshme frutash dhe xhinxheri dhe dita juaj merr tjeter arome.

Ka ne permbajtje te tij copa organike te molles, hibiskusit, xhinxherit dhe luleshtrydhesh. Ngjyra roze e celur do te zbukuroje gjithashtu tavolinat tuaja.

Nje bustine nga ky caj mjafton te lihet ne 250 ml uje te ftohte per 20-25 minuta minuta ose 4 bustina ne nje liter uje te ftohte.
(Shija optimale arrihet nese do keni durim ta lini 3 ore).
Mund ti shtoni nese preferoni ne fund cajit, manat e kuqe te Himalajes, nje fete portokall apo limon, ereza te fresketa.

Do ta quanim vertet nje must, per tu provuar 🙂

Orizi i Zi

by 26/09/2015

Orizi i zi dhe receta e dites

Orizi i zi sic e kemi thene dhe ne postimet tona eshte nje varietet qe shfaqet ne menyre te rastesishme ne tavolinat tona, por qe mbetet nje produkt mjaft i pasur me fibra dhe kripera minerale. Nje pjate qe ndihmon, ke do te haje lehte pa hequr dore nga shija dhe energjia me te cilin ai furnizon.
Ka tretshmeri te larte, favorizon shendetin e flores bakteriale dhe nuk permban gluten. Ushqim gjithsesi proteinik, na furnizon bollshem me acidin linoleik. Ideal per diabetiket dhe ata qe vuajne nga kolesteroli apo nga anemia, sepse ka 4 here me shume hekur se nje oriz i zakonshem. Antioksidant natyral ka selen, silic si dhe vitamina B1 e B2.
Me poshte ofrojme per amvisat qe kerkojne vazhdimisht receta per kete produkt, nje kombinim te fresket dhe te lehte me baze pikerisht orizin e zi.

Perberesit
• 300 gr oriz i zi
• 150 gr mango
• 150 gr domate te vogla
• 10 flete borzilok
• vaj ulliri extra i virgjer
• kripe

Ziejme orizin ne uje te bollshem te kripur per 40-45 minuta. E kullojme dhe e shpelajme me pak uje te ftohte per te ndaluar zierjen dhe per ta ruajtur ate ‘’al dente”. E heqim menjane dhe e leme ne temperature ambienti.
Qerojme mangon (jo shume e pjekur) dhe e presim ne copa te vogla. Lajme domatet dhe i presim ne feta. Lajme me pas dhe fletet e borzilikut, i thajme mire dhe i presim ne fije.
Pefitojme keshtu sallaten e orizit duke perzier gjithe perberesit dhe duke i shtuar vaj ulliri ekstra te virgjer dhe kripe sipas shijeve. Zbukurojme me pak borzilok te fresket.
Ju befte mire!

Pergatitja e Qumeshtit te Tersheres ne Kushtet e Shtepise

by 26/09/2015

Qumeshti i Tersheres

Perberesit kryesore:
Flete tershere -50gr
Uje-500ml

Nje nate perpara mbuloni ne nje ene fletet e tersheres me uje dhe futini ne frigorifer. Ne mengjes kur te jene zbutur, shpelajini, perziejini me uje ne mixer per 2 -3 minuta. Filtroni perzierjen me nje kullese me rrjete te imet, hidheni ne nje shishe qelqi dhe ruajeni ne frigorifer per 3 dite maksimumi. Sipas deshires mund ta aromatizoni me pak vanilje, kanelle ose nese e doni te embelsuar me sheqer te erret, shurup agave ose panje.

Receta per Pergatitjen e Bukes ne Kushtet e Shtepise

by 26/09/2015

Jeni prej kohesh ne kerkim te nje recete per te pergatitur buken vete ne kushtet e shtepise?

Receta e meposhtme vjen ne ndihmen tuaj, per nje alternative te thjeshte, te sigurt dhe te shendetshme.

Perberesit:
500gr miell farro gjysem integral
10 gr vaj
1 luge e vogel kripe
9 gr ose nje bustine maja e thate
350 ml uje i vaket
1 luge mjalte
50gr fara (fara liri,kungulli,suzami,luledielli)

Pergatitja:
Perziejme me kujdes miellin,kripen dhe majane.Shtojme ujin,mjaltin dhe vajin.I perziejme derisa te marrim nje brume uniform dhe te lemuar. E leme te rrije ne qetesi per 30 minuta. I shtojme farat brumit, e shtrojme ne nje tave drejtekendeshe te lyer me pak vaj dhe i shtojme farat dhe persiper.E leme te rrije ne tave per 15 minuta te tjera.
E fusim ne furre te ftohte duke e graduar me pas ne 180°C per 30 minuta dhe ne 220°C per 12 minuta te tjera per ti dhene ngjyren e verdhe te pjekur.

Mund t’i gjeni te gjithe perberesit e kesaj recete prane dyqanit tone.
Ju befte mire 🙂!

Salca Guacamole

by 26/09/2015

Salca Guacamole

Perberesit per 4 persona:

2 avokado
2-3 domate te vogla
Vaj ulliri ekstra i virgjer
Gjysem qepe e kuqe
Piper i kuq pak pikant (sipas shijes)
Lengu i nje limoni
Kripa roze e Himalajes

Pergatitja:
Veme gjithe perberesit ne mixer (pervec domateve qe i presim ne copa te vogla) dhe i perziejme derisa te marim nje mase te trashe dhe kremoze. Shtojme domatet e vogla. Salca per te shoqeruar ushqimet tona eshte gati.

Ju befte mire 🙂!

Regjistrohuni...

… për t’ju informuar mbi çdo risi

Gabim: S’u gjet formular kontaktesh.