Blogu

Tartë me Amarant dhe Marmalatë

by 04/04/2015

Nje tarte me amarant eshte nje recete shume e shijshme, krokante dhe e lehte. Marmalata e zgjedhur do t’a beje akoma me te vecante.

Pjekja: 30 minuta

Pergatitja: 10 minuta

Perberesit:

– 120 gr di miell amarant

– 120 gr miell orizi

– 80 gr lajthi

– 2 luge sheqer te erret

– 6 luge vaj vegjetal

– 200 ml uje

Pergatitja:

Tarta mund te pergatitet direkt me miell amarant ose duke kaluar farat e amarantit ne mixer e duke e krijuar vete miellin tuaj.

Kalohen ne mixer lajthite dhe sheqeri dhe merret nje brume i bute qe i shtohet miellit te amarantit. Shtohet ne kete pike dhe mielli i orizit.

Shtohet vaji, pergatitet brumi i amarantit me duar dhe shtohet uji per ta bere me te bute. Mbasi brumi behet i bute dhe homogjen lihet te zbutet te pakten gjysem ore.

Ne nje tave me leter furre,  shtohet brumi dhe i jepet me duar forma klasike e rrumbullaket.  Trashesia e brumit duhet te jete pak e shume homogjene.

Zgjidhni marmalaten e preferuar, (ndoshta dhe te bere ne shtepi) dhe shtroni nje shtrese siper.

Fusni tarten per 30 minuta ne 180°.

Nese ju pelqen me shume shija e marmelates se fresket, mund ta gatuani bazen e tartes me amarant dhe ti hidhni siper marmelaten.

Miellin e amarantit, miellin e orizit si dhe marmelate luleshtrydhesh apo boronice pa sheqer, mund t’i gjeni prane dyqanit tone.

Ju befte mire!

Echinacea, Bima e Shëndetit

by 04/04/2015

Echinacea, kjo bime e jashtezakonshme per sistemin tone imunitar

E quajtur ndyshe si “Bima e Shendetit” dhe e perdorur prej mijera vitesh, Echinacea eshte e njohur nga shume prej nesh per prandalimin e semundjeve te nderrimit te stineve. Por vlerat e saj patjeter qe shkojne me tutje. Aftesia e saj per te forcuar sistemin imunitar eshte shume e larte, duke e bere organizmin shume rezistent ne rast prekjesh bakteriale apo virale.

Keshilla jone: Nese doni te ulni zgjatjen dhe intensitetin e shenjave te gripit apo ftohjes, filloni ta konsumoni sapo ndjeni shenjat e para te semundjes.

Cajin e Echinaceas mund ta gjeni prane dyqanit Edesia.

Regjistrohuni...

… për t’ju informuar mbi çdo risi

Gabim: S’u gjet formular kontaktesh.