Blogu

Natyra Shëron

by 25/03/2015

Mjek i zoti është ai që di të zbavisë me sukses pacientët, ndërkohë që Natyra është duke i kuruar.

Voltaire

Receta e Cous Cous me Krem Qiqrash

by 25/03/2015

Nje shije e vecante ne vetem 20 minuta

Perberesit

Per cous cous:
240gr cous cous,
1 luge e vogel kripe,
1 luge e vogej vaj ulliri ekstar i virgjer

Per kremin e qiqrave:
150g qiqra te thata,
1 thelpi hudher,
2 luge krem suzami tahin,
1 luge e vogel kripe deti,
spec i kuq djeges.

Pergatitja
E pjekim cous cousin ne nje tenxhere per rreth 2 minuta, shuajme zjarrin, dhe shtojme te njejten sasi uji te zier e te kripur, e mbulojme dhe e leme te thahet. Kur cous cousi te kete thithur gjithe ujin, i hedhim pak vaj ulliri dhe e perziejme.

Nderkohe marrim qiqrat qe i kemi zier perpara, i hedhim ne mikser dhe i shtojme nje luge tahin, lengun e gjysem limoni, majdanoz, hudher te shtypur, kripe, piper, pak spec te kuq dhe i frulojme derisa te marrim nje krem te njetrajtshem. E sherbejme cous cousin me kremin e qiqrave duke marre nje pjate shume te shijshme dhe te ushqyeshme.

Cous cous-in, tahinin, qiqrat e thata, vajin e ullirit ekstra te virgjer, kripen e detit te parafinuar dhe specin e kuq djeges, te gjitha keta produkte organike, mund ti gjeni prane dyqanit tone.

Ju befte mire :)!!

Miksi i Erezave te Provences

by 25/03/2015

Erezat e Provences permbledhin ne buqeten e tyre aromantike gjithe aromat e Mesdheut. Ne nje miksim erezash me proporcione shume mire te balancuara brenda tyre, perfaqesimi i seciles erez mund te varioje ne varesi te prodhuesit, por cfare eshte me e rendesishme eshte autenticiteti i tyre.

Erezat e Provences perdoren ne pjata me baze perimet, bishtajoret, vezet dhe ushqimet e pjekura ne grill. Zakonisht shtohen para ose gjate procedimit me ushqimin dhe jo ne perfundim te procesit. Nje perdorim i vecante eshte vendosja e tyre ne vajin qe do te perdoret per gatim, per ti dhene nje shije te vecante, perpara se ti hidhet ushqimit.

Miksi i Erezave te Provences me origjine biologjike, qe propozojme tek Edesia permban: Rigon, Trumez, Rozmarine, Borzilok dhe Lavande 🙂

Vaji Rapsöl Nativ

by 23/03/2015

Linjes se vajrave te presuar ne te ftohte, te permendur ne insertin dedikuar ushqimit te se dieles, i shtohet me furnizimin e ri ne Edesia, dhe vaji Rapsöl nativ, i firmes gjermane Naturata me certifikimin superior Demeter, formati 500ml.

Nje tjeter vaj i shkelqyer per tu perdorur ne sallata te fresketa, perime ne avull dhe pjata te tjera karakterstike.
Permban acide yndyrore te pangopura sikurse vaji i ullirit, duke paraqitur njekohesisht nje raport ideal te acideve yndyrore esenciale Omega 3 dhe Omega 6.

Pervec logos Bio te BE, marka Demeter e njohur qe nga viti 1927 qe ky vaj permban, siguron qe prodhimi, transformimi, dhe shitja e prodhimit me origjine biodinamike te monitorohet ngushtesisht ne cdo hallke te zinxhirit, deri ne leshimin e certifikimit dhe etiketimit, duke e mbrojtur keshtu marken nga modifikime apo cenime te mundshme.

Filtrimi delikat ne te ftohte, pa sjellje nxehtesie nga jashte, e ndihmon njekohesisht produktin te ruaje shijen e tij natyrale karakteristike, sikurse dhe gjithe perberesit e tjere te cmuar.

Regjistrohuni...

… për t’ju informuar mbi çdo risi

Gabim: S’u gjet formular kontaktesh.