Blogu

Qofte me Thjerreza dhe Spinaq

by 21/03/2015

Kane tepruar thjerreza nga dreka e fundit? Mund te pergatiten me to qofte te mrekullueshme, per tu marre me vete ne piknik apo ne shetitjen e rradhes ne bregdet.

Perberesit:

400 gr thjerreza te gatuara
250 gr spinaq
50 gr arra
1 pjese e vogel xhinxher (2cm) ose pluhur xhinxher
1 molle
1 pras
40 gr buke e grire
2 luge miell orizi (opsional)
kripe dhe vaj

PERGATITJA

Ngrohim 2-3 luge vaj ne nje tigan dhe skuqim pak prasin e prere ne rrumbullake te vogla bashke me xhinxherin e grire, per 2-3 minuta. Shtojme spinaqin dhe mollen e grire.
I hedhim pak kripe dhe i leme te gatuhen per 10 minuta.

Nderkohe frulojme gjysmat e thjerrezave dhe i perziejme me ato te plotat te lena vec. Iu hedhim thjerrezave arrat e grira, buken e grire, perzierjen me spinaq dhe pak kripe. Ne kete pike per te trashur pak perberjen, mund te shtoni perseri buke te grire ose miell orizi per te rregulluar keshtu dendesine e perzierjes.

Ngrohim furren ne 180°. Ne nje tave te vogel te shtruar me leter furre te lagur dhe te shtrydhur, hedhim perzierjen dhe e nivelojme mire.
E leme te piqet per rreth 30 min ose derisa te marre ngjyre te verdhe ne siperfaqe.

E leme pak minuta te ftohet para se ta presim.

Ju befte mire!

Produktet e Reja Kozmetike

by 20/03/2015

Shampo organike flokesh per probleme specifike, xhel dushi me aloe dhe trendafil, pasta dhembesh pa fluor, me perberes natyrale per femije e te rritur, roll-on organike pa aluminium, sapune, argjile e bardhe dhe jeshile, aloe vera leng dhe xhel. Keto e te tjera produkte jane pjese e furnizimit te ri ne dyqanin Edesia.

Ju mirepresim :)!

Mousse me Cokollate dhe Hurma te Thata

by 19/03/2015

Mousse me cokollate

Nje embelsire e shpejte dhe super e ushqyeshme per femije e te rritur 😉

Perberesit:

1 avokado i maturuar
2 banane
2 luge gjelle kakao krudo
4-5 hurma te thata natyrale
pak vanilje
pak qumesht (preferohet vegjetal)

Pergatitja

Perzihen te gjithe perberesit ne nje aparat mikseri. Hidhet produkti i arritur ne tasa te vegjel sipas deshires. Per zbukurim siper tasit mund te perdoret pluhur arre kokosi, pak bajame ose lajthi te shtypyra, nje lekure portokalli e grire etj. Pasi lihet per 1-2 ore ne frigorifer, mouss-i juaj me cokollate eshte gati.

Kakaon natyrale krudo, hurmat e thata organike dhe qumeshtin vegjetal mund ta gjeni prane dyqanit Edesia.

Ju befte mire 🙂!

Hurmat e Thata Natyrale- Njemije vlera e perfitime

by 19/03/2015

Hurmat e thata, ky ushqim tipik i Afrikes mesdhetare dhe Asize Perendimore, eshte kaq eshte kaq i vlefshem per organizmin.
Perben nje burim te pasur hekuri, vitaminash dhe kriperash minerale.

Fruti permban sheqer natyral, i pershtatshem per te embelsuar ushqime dhe pije te ndyshme. Nuk permban kolesterol, por nga ana tjeter shume vitamine C dhe vitamina te grupit B. Burim i menjehershem energjie ndihmon gjithashtu ne funksionimin e mire te sistemit tretes, per shkak te fibrave ne brendesi te tyre.

Jane shume te mira per nje mengjes energjitik, lengjet e miksuara te frutave, ose te servirura si copa te vogla ne mueslin e mengjesit te pergatitur vete ne shtepi.

Preferohen shume dhe si konsum ne vaktin e mbasdites, si nje heqes urie shume i shendetshem.
Permbajtja e larte me hekur gjithashtu e ben nje aleat shume te mire ne luftimin e anemise.

Keshilla jone: Evitoni hurmat e thata te sheqerosura apo te konservuara me shtesa artificiale apo shurup glukozi. Frutat me te mira jane ato me prejardhje biologjike, te thara ne diell dhe te patrajtuara me substanca industriale ne konservimin e tyre.

Vajrat e pare Esenciale tek Edesia 🙂

by 18/03/2015

Vaji Esencial Kedër (Cedar Oil)

Vaji esencial kedër, ka një aromë toke që është qetësuese dhe ekuilibruese. Cedrus vjen nga fjala arabike “kedron” që do të thotë “fuqi”.

Vaji stimulon sistemin limbik të trurit, na ngre humorin dhe na ndihmon të relaksohemi. Vaji esencial kedër na ndihmon të përqëndrohemi në momente kur kërkohet fokus më i madh në një punë apo studim delikat.
Preferohet të përdoret për relaksim para gjumit, duke na dhuruar njëkohësisht një ndjesi shpirtërore të këndshme, lehtësim nga frikërat tona, qartësi mendore.
Ndihmon gjithashtu në qetësimin e zemërimit dhe ankthit, lehtësimit e stresit.

Përdorimi

Mund të përdoret dhe i paholluar si:

  • Aplikim 2-4 pika në zona të caktuara te trupit
  • Thithje aromë me hundë.
  • Shpërndarje si vaj aromatik në ambientet e shtëpisë
  • Mbrojtjen, restaurimin dhe aromatizimin e nje sirtari apo të një dollapi të vogël druri.
  • Për të larguar insektet nga trupi ose nga ambientet e shtëpisë.

Kuriozitet! Eshte vaji që pëermendet mbi 40 herë në Bibëel 🙂

Gjerat e Kendshme

by 17/03/2015

Gjerat me te kendshme ne jete ose jane te ndaluara, ose bejne keq ose shendoshin.
G. B. Shaw

Te Edesia gjerat jane me te lehta se kaq 😉

Regjistrohuni...

… për t’ju informuar mbi çdo risi

Gabim: S’u gjet formular kontaktesh.