Blogu

Shpelares ose kolutor per nje goje te bukur e te fresket

by 28/11/2016

Receta jone

•Perzieni 1 ose 2 pika vaj esencial te sherebeles, mentes ose pemes se cajit (tea tree), me nje cerek ose gjysem filxhan uji.
Perziejeni mire dhe perdoreni masen si shpelares cdo dite.
Mund te perdoret ne mengjes dhe darke.
Te 3 llojet e kombinimeve, te cilat mund ti gjeni prane nesh ndihmojne per nje goje me te fresket, pa baktere ne reflekset e shendetshme te rozes.

E perseri gjithe sa percollem sot, do ndihmonin per nje higjene qe mbi te gjitha fillon nga nje ushqim i fresket bazuar ne fruta, perime e drithera integrale.
Sheqeri i bardhe, pijet e ftohta, ushqimet e perpunuara dhe cdo produkt i pergatitur me miell te perpunuar eshte i demshem per shendetin ne pergjithesi, sikurse per shendetin e gojes ne vecanti.

Aloe Vera Barbadensis Organike te Edesia

by 28/11/2016
Bima e pare qe vjen ne ndihme per nje higjene te shkelqyer te gojes?

Natyrisht -Aloe Vera

Aloe Vera ka perfitime te panumerta per shendetin, shume nga te cilat sic te gjithe kemi lexuar lidhen dhe me shendetin e mire te lekures. Ka nje sepse ne baze te gjithe kesaj. Arsyeja baze eshte se aloe ka vlera kunder inflamatore dhe aftesi te larta rigjeneruese dhe riparuese. Ne rastin e mishrave te dhembeve te skuqur aloe vera do ta luftoje acarimin duke vepruar direkt mbi qelizat, me te rendesishmet per riparimin e shtresave. Do te evitohen ne kete menyre gjithashtu infeksionet, fale vetive te saj te shkelqyera antibakteriale.

Per gjithe kete ka 2 menyra perdorimi te aloe veres:
-E para eshte ajo e perdorimit te xhelit mbi furce, mbas larjes normale me pasten e dhembeve. Ky veprim do te zgjase nga 3-5 minuta. Pastaj mund te kryeni shpelarjen e kujdesshme te gojes.

-E dyta eshte perdorimi si shpelares goje ose kolutor ku pak xhel aloe shkrihet me uje dhe behen me te me pas gargara ne goje. Behet ky veprim cdo dite mbas larjes se dhembeve.

Freskia, aroma e mire dhe efektet me pak te dukshme por qe dhurojne shendetin e gojes tuaj do tju shperblejne per ato pak minuta te dedikuara me shume

 

Vaji i Rigonit të Egër

by 11/05/2016

Vaji i Rigonit te Eger

Vaji i rigonit te eger ka nje diapazon te gjere perfitimesh per shendetin, kryesisht i lidhur me rruget e frymemarrjes dhe sistemin imunitar. Njihet gjithashtu per parandalimin dhe trajtimin e infeksioneve:

  • Te rrugeve urinare shkaktuar nga bakterie si E. coli, Proteus, etj.
  • Infeksione ne rruget e frymemarrjes nga Klebsiella pneumoniae and Staphylococcus aureus.
  • Infeksionet mykotike dhe ato rezistente ndaj ilaceve.
  • Infeksionet nga parazitet.
  • Mbrojtje nga insektet. Hidhni dy pika ne mobiljet e jashtme ose aplikojeni ne tretur ne lekuren tuaj kur shkoni ne ambiente te tilla.
  • Sheron, zbokthin dhe acarime te tjera te lekures.
  • Lehteson dhimbjen e fytit. Shtoni pak pika ne nje gote me uje. Lehteson gjithashtu dhimbjen e dhembit.
  • Lehteson dimbjen e muskujve dhe artridin reumatid.

Si forcues i sistemit imunitar rigoni eshte i pakrahasueshem ne boten bimore, shume me i fuqishem dhe se echinacea. Dy pika te tretura ne pak uje te marra ne menyre ditore jane te mjaftueshme per te superkarikuar sistemin imunitar, qe eshte mbrojtja kryesore kunder semundjeve.

Nje pike vaj rigoni ne furcen tuaj te dhembeve do te lere gojen tuaj te paster dhe te fresket. Perdorimi i rregullt do te permiresoje dukshem higjenen orale.

Perdoret gjeresisht ne trajtimin e kushteve virale si i e ftohura, gripi, herpesi apo lythet ne lekure. Fakti qe nje vaji i rigonit te eger mund te ndaloje nje te ftohur apo grip nese perdoret qe ne shenjat e para te te ftohures eshte tregues shume i mire i vetive te tij te shkelqyera.

Bakteret viruset dhe kerpudhat jane ne gjendje te ndryshojne formen e tyre ne trup si rezultat i ndryshimit te kimise. Vaji i rigonit eshte vrases ndaj te gjithe tipeve te patogjeneve dhe vazhdon te jete efektiv pavaresisht se cfare forme mund te marrin ato.Hidhni gjitashtu pak pika ne shampo qe te shpetoni nga zbokthi apo seborrea.

I perdorur ne menyre lokale vaji i rigonit penetron lekuren dhe duke bere kete sjell lehtesim dhe pershpejton sherimin e shenjave, muskujve te ngrire,terheqjeve etj duke u bere keshtu aleati me i mire per demtimet e mundshme te atleteve.

Artriti gjithashtu reagon shume mire ndaj ketij vaji. Ju mund ta perdorni ate sic eshte nga shishja. Per njerez me lekure delikate mund te tresni 3-5 pika nga vaji i ullirit me nje pike vaj rigoni te eger.

Hidhni disa pika dhe te ilaci i rrobave per ti dizinfektuar ato.

Shtoni nje pike ne nje gote uje per te mbrojtur veten tuaj nga parazitet dhe infeksionet bakteriale. Merrni 1-3 pika 3 here ne dite per pastrimin prej tyre.

Per trajtimin e mykut ne kembe dhe thonj hidhni 2 luge caji vaj rigoni ne nje ene te pershtatshme me uje dhe mbani kembet aty. Mundet gjithashtu te tresni vajin (te perzieni nje pike me nje luge caji vaj ulliri ose vaj kokosi) dhe ta aplikoni te thonjte apo lekura.

Per lehtesim sinuziti dhe te shenja gripi derdhni dy pika vaj rigoni ne nje ene me uje qe zien dhe thithni avullin.

Vaji i rigonit te eger, njehere qe do ta provoni, do behet miku juaj pergjithmone.

Lëngu Detox i Mëngjesit

by 26/04/2016

Lëngu detox i mëngjesit

  • 1 molle jeshile
  • 1 gote uje
  • selino
  • finok (koper)
  • dy flete mente
  • ½ limon
  • 2 kuba akull

Futen të gjitha në mixer dhe lëngu, vjen nga natyra, direkt në gotën tuaj.

Mirëmëngjes!

Keni dëgjuar për Reishin?

by 26/04/2016

Kërpudha Reishi

Reishi është një kërpudhë mjekësore orientale ndër më të cmuarat në botë për cilësitë e saj terapeutike, të konfirmuara këto dhe nga studime shkencore.

Shumë e vlerësuar dhe e përdorur për vlerat e saj në Kinë dhe Japoni, studiohet sot vecanërisht sepse sikurse kërpudhat e tjera është në gjendje të forcoje organizmin dhe mbrojtjen immuno-stimuluese.

Kërkimet thonë se reishi dhe ekstraktet e tij mund të parandalojne dhe luftojnë tipe të ndryshme tumoresh.

Vlerat e reishit nuk mbarojnë këtu, aq sa kjo kërpudhë orientale quhet si “shërimi natyral me 1000 vlera”.

Ndër të tjera:

  • Riekuilibrim të tensionit.
  • Reduktim të glicemise.
  • Ulje të veprimit anormal te organizmit kundër alergjive dhe sëmundjeve autoimmune.
  • Antioksidant
  • Antimoshë
  • Antibaterik dhe antiviral (kundër virusit të të ftohurit apo herpesit)
  • Stimulues i prodhimit të histamines
  • Kundërinflamator
  • Kundër stresit, lodhjes, debuleses
  • Rregullimit të kolesterolit

Reishi përmban kryesisht proteina, yndyrna, karbohidrate dhe fibra.

Mes dy tipologjive kryesore të Reishit të kuq dhe atij të zi, forma e parë ka përparësinë. Efektet e tij shoqëruar me një baze ushqimore të shëndetshme, vihen re që mbas 10-15 ditësh.

Kujdes:

Nuk këshillohet në klientet që kanë bërë transplant organesh.

E gjeni në formatin organik pluhur pranë Edesia!!

Një Superushqim, Çokollatat Energjike

by 26/04/2016

Perberesit:

  • 1 filxhan hurma arabie te lena ne uje
  • 1 filxhan boronica te zeza
  • 2 luge supe fara lini te shtypura
  • 2 luge supe fara chia
  • 1filxhan e 1/2 tershere organike
  • 1 filxhan boronica te thara
  • 1 filxhan fistiqe
  • ¼ filxhan uje

Pergatitja: 20min

Vendosim hurmat, boronicat e zeza, farat e lirit, ujin dhe farat e chias ne mixer dhe i perziejme deri sa masa te jete e lagesht.

Shtojme tersheren, boronicen e kuqe, fistiqet dhe i perziejme akoma ne mixer deri ne nje mase te njetrajtshme por duke lene nderkohe copat e fistiqeve dhe boronices te kuqe te jene akoma te dukshme.

Me masen krijojme vete disa topa te vogla te cilat i ruajme ne frigorifer per gjithe javen ne vazhdim.

Per ke receta apo perberesit i duken impenjative, mund ti gjeni cokollatat energjike raw tek Edesia, ne kombinimet me te mira e te shendetshme te superushqimeve.

Regjistrohuni...

… për t’ju informuar mbi çdo risi

Gabim: S’u gjet formular kontaktesh.