Blogu

Deodoranti Lavera me Lime dhe Verbene organike

by 26/04/2016

Me ditet e nxehta qe na presin ne vazhdim ky deodorant na ben te mundur nje mbrojtje dhe nje arome te fresket qe zgjat gjate. Elemente te tjere te cmuar si caji jeshil dhe hamamelis jane pjese e kesaj formule aromatike.

Verbena ose ekstrakti baze qe perdoret, vjen nga rritja ne kultura biodinamike te Andes ne Ameriken e Jugut. Vaji i verbenes i perdorur vjen nga shtrydhja e gjetheve te verbenes.

Verbena eshte nje bime e njohur prej shekujsh per efektet e saj kuruese dhe freskuese.Ne kulturen romake asnje bime nuk ka qene me e vleresuar se verbena, duke qene gjithmone dhe pjese e kutise se ndihmes se shpejte te ushtareve.

Vaji i verbenes ka nje efekt intensiv ne lekure dhe shqisat tona. Muskujt relaksohen dhe shqisat stimulohen. Verbena eshte e njohur dhe per vlerat e saj kunder inflamatore, dizinfektuese, antibakteriale, lehtesues te dhimbjeve, tonike, kunderspazmodike dhe stimuluese.

Kompania e Laveres i prodhon vete ekstraktet e verbenes.

Cfare eshte akoma dhe me e rendesishme dhe ne menyre direkte e lidhur me shendetin tone, ky produkt organik i certifikuar nuk permban aluminium dhe paraben.

E gjeni se bashku me propozime te tjera te antidjerses ne forme spray ose roll on prane Edesia.

Vajra Esenciale Organike

by 16/04/2016

Furnizim me vajra te rinj esenciale organike te Edesia

Games aktuale i shtohen vaji esencial i kanelles, dafines, mentes, limonit, trendafili bullgar, ai kunder tymit te duhanit ne ambientet tona, kunder aromave te ngarkuara, etj., etj.

Te perdorshme sipas bazes se tyre per aromaterapi, per te pasuruar dhe shtuar veprimin ne shampo, maska apo kremerat e lekures, kunder ankthit, stresit, dhimbjeve te kokes, akneve ne fytyre, mykut ne lekure, etj., etj.

Per me shume, Ju mirepresim 🙂 !

Pispili me Miell Qiqrash

by 16/04/2016

Pispilia me miell qiqrash ne formen e saj me te thjeshte (pa gluten)

Perberesit(4/6 persona):

250 gr miell qiqrash;
1 liter uje;
kripe;
vaj ulliri;
trumez e thare;


Perziejme miellin me uje dhe e leme te rrije per cerek ore.
Shtojme kripen dhe 2/3 luge vaj dhe e perziejme.
Lyejme taven me vaj dhe i shperndajme pak miell. E fusim ne furre te nxehte per 30 minuta ne 180 grade, derisa te krijohet nje siperfaqe krokante.
I hedhim trumez te thare ne siperfaqe, e presim ne copa dhe e sherbejme.

I gjeni perberesit organike te kesaj recete prane Edesia!

Kek Mufin me Boronicë të Freskët

by 16/04/2016
Perberesit:
  • 1 e ½ filxhan miell farro;
  • ¾ filxhan sheqer i erret;
  • ½ luge caji kripe;
  • 2 luge caji puder pjekje;
  • ⅓ filxhan vaj vegjetal;
  • 1 banane e plote, e shtypur;
  • ½ filxhan qumesht vegjetal;
  • 1 filxhan boronica te fresketa;
  1. Nxehim furren ne 210 ° C. I lyejme masat e muffin me pak yndyre.
  2. Perziejme miellin, sheqerin e erret, kripen dhe soden. Shtojme qumeshtin,bananen, vajin dhe i perziejme deri sa te zbuten. Fusim brenda ne perzierje boronicat. Ndajme masen ne 12 cope, duke i mbushur me ¾ e mases.
  3. I pjekim per 17-20 minuta dhe ato jane gati.

 

Ju befte mire!

 

Llamba me Kripën e Himalajes

by 08/04/2016

Pervec nje ndricimi te bute, te embel e qetesues, qe shkon nga roza ne portokalli te kuqe, kjo llambe ben gjithashtu ajrin e ambienteve tona me te shendetshem. Ajri, qe thithim, ne fakt eshte i mbushur me energji elektrike dhe i pasur me jone pozitive dhe negative. Te “jonizosh” ajrin e nje ambienti ndihmon per ta mbajtur ate me te paster. Jonet negative ne fakt lidhen me grimcat pezull ne ajer (pluhur, aroma, duhan, baktere apo polen) dhe e ngarkojne ne menyre elektrostatike. Keshtu pluhuri do kete tendence te lidhet me siperfaqet qe takon ne vend qe te fluturoje neper ajrin qe thithim.

Ne menyre me te permbledhur perfitimet nga kjo llambe jane:

  1. Rregullojne tepricen e lageshtires
  2. Reduktojne sulmet e azmes
  3. Rrisin perqendrimin
  4. Reduktojne alergjite e rrugeve te frymemarrjes
  5. Rrisin sistemin imunitar
  6. Mbrojne nga elektromagnetizmi i kompjuterit, celularit, televizionit, etj.
  7. I japin ambientit nje atmosfere qetesie dhe relaksi

Llamba me kripe e Himalajes – Nje llambe, qe eshte kaq mire, ta kemi te ndezur ne shtepite tona.

Porridge Tërshëre për Mëngjesin Tuaj

by 08/04/2016

Burim i shkelqyer vitaminash te grupit B, kalcium dhe fosfor, i pershtatshem per ke vuan nga funksionimi i mire i aparatit tretes dhe kolesteroli i larte.

Pergatitet lehtesisht me 150ml qumesht vegjetal (bajame, tershere ose soje), 35 gr krunde ose flete tershere (me mire nese organike) dhe fruta te thata/te fresketa.

I ziejme ne zjarr te ulet per 5 minuta tersheren dhe qumeshtin, duke i perzier here pas here. I hedhim me pas frutat e fresketa/te thata apo farat sipas deshires.

Porridge eshte recete tipike e kuzhines anglosaksone. Preferohet konsumi ne mengjes, shume i mire dhe per mengjesin e femijeve tuaj.

Regjistrohuni...

… për t’ju informuar mbi çdo risi

Gabim: S’u gjet formular kontaktesh.