Blogu

Biskota me Bajame dhe Vanilje

by 15/02/2016

Perberesit:

200gr miell farro;
40gr miell bajame;
70gr sheqer i erret;
60ml qumesht bajame;
80gr vaj luledielli;
1 pako maja per embelsira;
ekstrakt vanilje;
pak kripe;
bajame ne copa (opsionale);

Miellin e farros me miellin e bajameve, majane, sheqerin, pak kripe i perziejme mire. Shtojme vajin, qumeshtin e bajameve dhe ekstraktin e vaniljes. I perziejme derisa te marrim nje brume homogjen, formojme biskota te vogla, i zbukurojme siper me copa bajamesh dhe i leme ne furre per 20-25 minuta. I leme te ftohen dhe biskotat tona jane gati.

I gjeni perberesit organike te kesaj recete prane Edesias.

Ju befte mire 🙂!

Përzierje 11 Bimësh për Stomakun – Linja Dr. Katsos

by 11/02/2016

Çaji Dr. Katsos No5 ne permbajtjen e tij 11 bime si mullage, mente, ginxher, petale trendafili, likuirice, kumak, etj. eshte specifikisht i fokusuar per te luftuar problemet e stomakut.

Duke ndihmuar nje funksion te mire tretes dhe koordinim harmonik ne sekretimin e acidit gastrik, arrin lehtesimin e dhimbjeve te stomakut si gastriti, urthi dhe deri ulcera.

Efekti i pergjithshsem i kesaj pije rrit kapacitetin tretes te stomakut duke rregulluar aftesine antinflamatore, e duke bere me te lehte funksionimin e stomakut ne menyre qe ai te mos vuaje si mekanikisht dhe kimikisht.

Bimet e thara te perzgjedhura, pervec se kryejne nje veprim efikas, kane arome te kendshme dhe shije te mire.
Perdorimi: Zihet ½-1 luge caji per nje tas uje. Mbulohet 5-10 minuta, dhe mbasi filtrohet mund te konsumohet. Rekomandohet te pihen 3-5 tasa ne dite, si ne te ftohte dhe ne te ngrohte.
Permbajtja e formatit 80gr per gati 150 tasa te pergatitur.

Pervec ketij caji qe ka dhene rezultate me shume se te kenaqshme tek klientet tane, Dr Katsos ofron ne linjen e tij dhe perzierje cajrash qe ne menyre natyrale e pa efekte anesore kane ne fokus problemet me prostaten, artritin, te ftohuren, kolesterolin, diabetin, tensionin, etj.
Produkti eshte bio i certifikuar.

Mbetet per t’u provuar, per t’u besuar!

Pekmezi dhe Vlerat e tij

by 06/02/2016

Pekmezi, nje shurup si melasa, merret pas kondensimit te lengut nga mushti i frutave, kryesisht rrushi.
Lengu i rrushit zihet, derisa behet i trashe dhe ne forme shurupi. Kestirma me pas perdoret per te hequr aciditetin.
Pekmezi, i pasur ne hekur, kalcium dhe potasium eshte shume i perhapur ne shtepite turke apo greke. Tradicionalisht i eshte dhene njerezve me shendet te dobet.
Meqenese sheqeri i thjeshte qe pekmezi permban absorbohet direkt ne gjak pa pasur nevoje te tretet, ai furnizon dukshem trupin me energji.
Per mungesa hekuri apo per perthithje jo te mire te tij, rekomandohet konsumi i pekmezit per te rritur gjithashtu sasine e gjakut ne trup. Pekmezi eshte gjithashtu i pasur me kalcium qe ndihmon ne zhvillimin e kockave te forta dhe potasium, esencial per balancen e ujit ne trup dhe per te rregulluar tensionin.
Nje kombinim i shkelqyer per mengjesin do ishte krem suzami ose sic quhet ndryshe tahin, i perzier me pekmez.
Duke perzier pekmez me krem suzami krijohet nje burim i pasur proteina, qe mbeshtet ne menyre direkte zhvillimin e kockave dhe rrit sasine e gjakut. I keshillueshem per femije, te rinj, gra shtatzena, nena qe ushqejne me gji dhe njerez qe punojne me ritme te veshtira. Personat qe kane probleme me diarene, mund ta kompesojne humbjen e lengjeve te trupit duke konsumuar pekmez me pak uje dhe kripe.
Mund te perdoret dhe per te lyer krepat e mengjesit apo waffles.
Jo i rekomanduar per diabetiket.

Pekmezin, melasen dhe tahinin mund ti gjeni tashme ne formen e tyre organike prane Edesia!!

Supe Krem Lulelakre dhe Arre Myshku

by 01/12/2015

Perberesit:

1 lulelaker (mes 600 dhe 800 gr)
2-3 patate
hudher
qumesht (vegjetal per nje version me te lehte)
uje
kripe, piper
vaj ulliri ekstra i virgjer
arre myshku

Pastrojme mire lulelakren dhe e presim ne copa. I heqim lekuren patates dhe ndajme dhe ate ne copa te vogla. I hedhim me pas ne nje tenxhere me pak vaj dhe 2/3 thelpinj hudher. E mbulojme masen me qumesht.
E leme te zieje ne zjarr te mesem per 20-30 minuta derisa lulelakra e patatet te jene zbutur. I kalojme ne mikser per ta kthyer masen ne pure. I hedhim kripe, vaj, piper dhe pluhur arre myshku.
I shtojme ne fund per shije pak fara kungulli,susami apo lajthi te grira.
Ju befte mire 🙂!

Ragu Makaronash me Tofu

by 20/10/2015

Perberesit:
200 gr tofu natyral
250 ml salce domate 
miks perimesh (karrote, qepe, selino)
1 gjethe dafine
vaj ulliri
kripe

Thajeni mire tofun me leter thithese dhe therrmojeni me duar. Tharja behet qe tofu mos leshoje shume uje gjate pjekjes. Kaloni ne tiganin me pak vaj ulliri, perzierjen e perimeve te prere ne copa te vogla per pak minuta, bashkojeni me pas tofu –n e copetuar perziejini mire dhe vazhdoni me zjarr te nxehte per akoma 1 minute. Kur te ulni zjarrin, shtoni salcen e domates, gjethet e dafines dhe perziejini mire. Hidhni kripen dhe procedoni me zierjen per 20/30 minuta. Perfekte per tja shtuar makaronave klasike, atyre integrale apo thjesht mbi copat e thekura te bukes gjate orareve te ndermjetme te dites. Shkon shume mire dhe me orizin apo farron e gatuar,ne te ftohte.

Tofu ose “Djathi Ndryshe “

by 20/10/2015

Mes ushqimeve me te perhapura ne dietat vegjetariane dhe vegane, tofuja ze nje vend absolutisht te spikatur. I quajtur shpesh si “dhjathi veg”, pershtatet me lehtesi ne nje numer te madh dietash dhe gatimesh, te embla apo te kripura.

Njeri nga shume ushqimet qe mund te perfitohet nga soja dhe me prejardhje vegjetale te kompletuar, eshte mjaft i pasur me vlera ushqimore. Vjen si nje alternative shume e mire ndaj produkteve te bulmetit apo ushqimeve me prejardhje shtazore, por duke i superuar tashme dhe keto kufij.

Shume i perhapur ne Azi, Japoni ,Kine, Kore, se fundmi dhe ne Europe. Konsistenca eshte si e djathrave te bute, shija shume delikate.
Me vlere kolesteroli 0 e permbajtje kalorike te ulet, permban disa proteina vegjetale, 10 aminoacide esenciale, kripera minerale si kalium, hekur dhe fosfor, kalcium etj

-Mund te perdoret i gjalle ne sallata te fresketa, buke, prodhime buke. Rekomandohet gjithsesi 1 minute zierje, sepse mund te rezultoje me shije te lehte te hidhur.
-Mund ti jepet pak ngjyre ne tigan ose zgare me pak vaj apo salce soje, deri sa siperfaqja te marre pak ngjyre kafe. Shoqerohet me pas me perime te gjalla apo te ziera ne avull.
-Mund te skuqet ne vaj ulliri, pasi tofuja te jete thare mire me leter kuzhine. Mund te skuqet, pasi ta keni lyer me miell orizi, misri apo therrime te grira buke.
-Mund te pritet ne copa te medha, lyhet me therrime buke dhe i kaluar pak ne tigan, mund te futet me pas ne furre. Mbas kesaj do kthehet ne pak me shume elastik, por nuk shkrihet si djathrat normale.
-Mund te pritet ne kubike ose flete te holla e te perdoret me pas per te trashur e shtuar shijen supave dimerore.

Mund ta gjeni kete produkt te ri organik, me prejardhje vegjetale, prane Edesias!

Regjistrohuni...

… për t’ju informuar mbi çdo risi

Gabim: S’u gjet formular kontaktesh.