Blog

Qofte me Thjerreza dhe Spinaq

by in Receta e Ditës 21/03/2015

Kane tepruar thjerreza nga dreka e fundit? Mund te pergatiten me to qofte te mrekullueshme, per tu marre me vete ne piknik apo ne shetitjen e rradhes ne bregdet.

Perberesit:

400 gr thjerreza te gatuara
250 gr spinaq
50 gr arra
1 pjese e vogel xhinxher (2cm) ose pluhur xhinxher
1 molle
1 pras
40 gr buke e grire
2 luge miell orizi (opsional)
kripe dhe vaj

PERGATITJA

Ngrohim 2-3 luge vaj ne nje tigan dhe skuqim pak prasin e prere ne rrumbullake te vogla bashke me xhinxherin e grire, per 2-3 minuta. Shtojme spinaqin dhe mollen e grire.
I hedhim pak kripe dhe i leme te gatuhen per 10 minuta.

Nderkohe frulojme gjysmat e thjerrezave dhe i perziejme me ato te plotat te lena vec. Iu hedhim thjerrezave arrat e grira, buken e grire, perzierjen me spinaq dhe pak kripe. Ne kete pike per te trashur pak perberjen, mund te shtoni perseri buke te grire ose miell orizi per te rregulluar keshtu dendesine e perzierjes.

Ngrohim furren ne 180°. Ne nje tave te vogel te shtruar me leter furre te lagur dhe te shtrydhur, hedhim perzierjen dhe e nivelojme mire.
E leme te piqet per rreth 30 min ose derisa te marre ngjyre te verdhe ne siperfaqe.

E leme pak minuta te ftohet para se ta presim.

Ju befte mire!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *