Top 5 Vajrat Esencial Aromaterapeutik
Përdorimi i aromrave të koncentruara të bimëve për të përmirësuar mjedisin, sigurinë, shëndetin dhe mirëqënien tonë emocionale është e vjeter po aq sa njerëzimi. Thithja e aromrave aktivizon sistemin e nuhatjes në trurin tonë duke ndikuar në shëndetin tonë fizik dhe mental.
Disa nga përfitimet e vajrave esencial:
- Nuhtja e disa vajrave esencial mund të ndihmojnë në pastrimin e infeksioneve dhe reduktimin e inflacioneve të caktuara.
- Përmirësojnë higjenën e ambjenteve dhe cilesine e ajërit.
- Mbeshtesin dhe përmirësojnë shëndetin tonë emocional.
- Na ndihmojnë të relaksohemi duke ulur nivelin e stresit dhe lodhjes në trupin tonë.
Top 5 vajrat esencial terapeutik:
- Vaj Esencial Patchouli – Karakteristikat e dobishme të vajit patchouli janë njohur që nga kohërat antike. Për shkak të fitokompozimit të tij të pasur, ky ester ndihmon në mënyrë të përsosur për të përballuar shumë sëmundje, rikthen rininë e lëkurës dhe i jep qartësi mendjes.
- Vaj Esencial Livando – Vaj esencial livando është një mrekulli natyrore për lehtësimin e pagjumësisë, zvogëlimin e stresit, lehtësimin e ankthit dhe dhimbjeve të kokës. Përdorimi i këtij vaji rekomandohet gjithashtu për masazhe dhe banjot relaksuese kundër dhimbjeve të muskujve si dhe ne mirëmbajtjen e lëkurës.
- Vaj Esencial Tea Tree – Vaji esencial i pemës së çajit (tea tree oil) ka vlera të jashtëzakonshme kundër akneve. Veprimi antibakterial dhe anti-inflamator e bëjnë këtë lloj vaji një trajtues të shkëlqyeshëm kundër akneve.
- Vaj Esencial Rozmarine – Vaj esencial i rozmarinës është nxjerrë nga gjethet dhe majat e lulëzuara të bimëve. Me një aromë dhe me gjelbërim të përhershëm, vaji i rozmarinës zakonisht përshkruhet si gjallërues dhe pastrues.Shumica e efekteve të dobishme shëndetësore të rozmarinës i atribuohet aktivitetit të lartë antioksidues të përbërësve të saj kryesorë kimikë, duke përfshirë carnosol, acid karnozik, acid ursolik, acid rosmarinik dhe acid kafeik.
- Vaj Esencial Trendafili – Vaji i trëndafilit përvec benefiteve të shkëlqyera që ka për lëkurën gjithashtu ndikon në uljen tensionit të gjakut dhe ritmeve të frymëmarrjes. Ata janë të mendimit se ky vaj zbeh ankthin dhe stresin, madje mund të shërbejë edhe kundër depresionit.