Blog

Qofte me Amaranto, Aromë Borziloku dhe Speci të Kuq

by in Receta e Ditës 27/03/2015

Qoftet e amarantos, nje tjeter recete e lehte dhe qe nuk kerkon perdorimin e furres.

Receta per 3 persona:

1 gote e madhe me amaranto
kripe
1 patate e vogel
Nje spec i kuq i embel i zier (mundesisht ne avull)
Borzilok i grire
Erez spec i kuq
Buke e grire
Vaj

Ziejme amaranton ne nje tenxhere me dy gota uje e kripe sipas deshires. Uji duhet te thithet i gjithi.
E leme te ftohet, shtojme piper te kuq, specin e kuq te prere ne copa te vogla dhe pataten e zier te shtypyr.

Me duar, formojme qoftet qe i lyejme me buken e grire. Ne nje tigan jo ngjites, hedhim fare pak vaj dhe i pjekim qoftet nga te dy anet. Sherbehen menjehere.

Ju befte mire!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *