Rreth Nesh
Edesia Bio Organic
Edesia Bio Organic u themelua më 25 Dhjetor 2014, duke sjellë një qasje të re në tregun shqiptar jo vetëm për produktet bio, por edhe për mënyrën se si e shohim ushqimin dhe një stil jetese më të shëndetshëm.
Prej më shumë se një dekade kemi qëndruar besnikë misionit tonë: të ofrojmë produkte të sigurta, me origjinë të kontrolluar, të përzgjedhura nga fermerë dhe prodhues të besueshëm, të certifikuara sipas standardeve ndërkombëtare.
Forca e produkteve tona qëndron te pastërtia e çdo përbërësi, cilësia e pakompromis dhe transparenca e origjinës, duke u ofruar klientëve zgjedhje të sigurta për një jetë më të shëndetshme.
Ne në Shifra
11 vite në treg
Më shumë se produkte 100% organike eksperiencë & këshilla.
33,750 klientë të shërbyer
Çdo klient, një histori. Çdo histori, një besim.
750+ produkte
Të zgjedhura me kujdes për t'i shërbyer shëndetit dhe mirëqenies.
Nr. 1
Të parët dhe të vetmit 100% Bio Organic në Shqipëri.
e klientëve tanë
"Tek Edesia gjej gjithmonë produkte që nuk i gjej askund tjetër në Tiranë."
“Kam 11 vite që vij në Edesia dhe mënyra se si ushqehem ka ndryshuar totalisht falë këtij vendi. Çdo herë gjej njerëz rrezatues, plot kujdes dhe energji të mirë. Thjesht e dua këtë dyqan.”
“Marr gjithmonë aloe vera dhe vaj të farës së zezë tek Edesia. Cilësia është e pakrahasueshme me çdo vend tjetër.”
“U njoha me Edesian pasi u bëra nënë, sepse vetëm atëherë ndërgjegjësohesh plotësisht për rëndësinë e ushqimit në jetën tënde. Që nga ajo kohë është bërë vendi ku zgjedh produktet më të mira për veten"
Brandet Tona
Sonnentor është një brand austriak–gjerman që daton që prej vitit 1988, sot me një portofol prej mbi 900 produkteve organike. Ne importojmë nga ky brand cajra dhe erëza të vecanta, të njohura për pastërtine, aromën dhe cilësinë e tyre të lartë. Përvec certifikimeve strikte mbi cilesinë, përpunimin dhe paketimin, Sonnentor dallohet për bashkëpunimin e drejtpërdrejte me fermere të vegjël dhe familjare, jo me prodhime masive apo bujqesi industriale. Ky model i qëndrueshëm u mundëson të përzgjedhin varietete të pastra, autentike dhe shpesh unike, të kultivuara me kujdes dhe respekt për natyrën. Ky bashkëpunim shtrihet në vende si: Rumani, Shqipëri, Nikaragua, Tanzani, Zelande e Re, Kinë, Spanjë dhe Kosovë.
Sonnentor është i certifikuar dhe i kontrolluar nga qendra zyrtare Austria Bio Garantie, me numrin e kontrollit AT-BIO-301, që garanton transparencë, origjinë të pastër dhe standarde të larta cilesie.
https://www.sonnentor.com/en-gb/about-us/history
Prej 11 vites bashkpunojme me furnitorin tone kryesor BioAgros – Brand lider grek ne ushqime organike qe prej vitit 1990, i certifikuar sipas ISO 22000, IFS, BIO dhe GlobalG.A.P, me fokus te plote ne sigurine ushqimore, cilesine dhe qendrueshmerine.
Prej 10 vitesh ne importojmë dhe rishesim produkte nga Urtekram, një brand danez që daton që prej vitit 1972. I njohur për përkushtimin e tij ndaj pastërtise, cilësisë dhe respektit për natyrën, Urtekram krijon produkte që kombinojnë efektivitetin me përbërës natyrale dhe procese prodhimi të qendrueshme.
Brand-i është i certifikuar sipas standardeve më të larta ndërkombëtare, duke garantuar transparence, sigurinë dhe respekt për mjedisin:
Certifikime & Standarde:
- Certifikuar nga Ecocert Greenlife sipas standardeve COSMOS Organic
- Certifikuar nga Vegan Society
- 99–100% përbërës me origjinë natyrale
- Formula biodegradueshme
- Ambalazh nga materiale të ricikluara
- Përdorim i energjisë së rinovueshme në prodhim
Borgla është një kompani sllovene e specializuar në zhvillimin dhe prodhimin e pajisjeve për fermentim dhe kulturave starter për përdorim në shtëpi, të njohura nën markën Kefirko. E themeluar në vitin 2015, Borgla është një nga partnerët tanë më të rinj, nga e cila importojmë kultura fermentimi, enë dhe aksesorë për të gjithë procesin.
Kulturat e saj janë të certifikuara ekologjikisht, të përshtatshme për fermentim natyral dhe të mirëmbajtura me kujdes për të garantuar vitalitet, ekuilibër dhe rezultate të qëndrueshme në çdo fermentim.
Produktet kryesore përfshijnë:
- Kokrrat e kefirit të qumështit
- Kokrrat e kefirit të ujit
- Starter për kombucha
- Starter për sourdough (brumë i thartë)
- Enë dhe aksesorë për fermentim në shtëpi
Prej vitesh importojme dhe shesim produkte nga Aroma-Zone, nje brand francez qe prej vitit 1999 ka sjelle ne treg qindra produkte natyrale dhe organike. Nga ky brand kemi perzgjedhur nje range te vecante qe perfshin kryesisht henna, kripera minerale dhe argjila natyrale, produkte te njohura per pastertine, origjinen e kontrolluar dhe perdorimet e tyre te shumta ne kujdesin personal dhe mireqenie.
Aroma-Zone dallohet per transparencen ndaj konsumatorit, formulime te pastra dhe nje filozofi qe vendos ne qender natyren, efektivitetin dhe aksesueshmerine. Cdo produkt shoqerohet me informacion te detajuar mbi perberesit, origjinen dhe menyren e perdorimit.
Certifikime & Standarde (per shume nga produktet e tyre):
- Certifikuar nga Ecocert sipas standardeve COSMOS Organic / Natural
- Shume produkte Vegan
- Perberes me origjine natyrale
- Pa substanca agresive apo te panevojshme
- Qasje e qendrueshme ndaj mjedisit dhe paketimit
https://www.aroma-zone.com/content/qui-sommes-nous
Gjithashtu, ne Edesia gjeni brand-e fantastike organike, te perzgjedhura me kujdes, me certifikime nderkombetare, siguri te garantuar dhe standarde te larta cilesie, qe respektojne si shendetin tuaj ashtu edhe mjedisin.
7 Elements
Brand i fokusuar ne produkte natyrale dhe superfoods, me perberes te paster dhe pa shtesa artificiale, per nje stil jetese te shendetshem.
Certifikime (sipas produkteve): Organic, Vegan, Gluten Free
Felicia
Brand italian i specializuar ne pasta gluten free, te prodhuara nga nje perberes i vetem, pa aditive dhe pa niseshte te shtuar.
Certifikime: Gluten Free, Organic (ne disa linja), Vegan, Non-GMO
Crudigno
Brand i fokusuar ne produkte raw, te paperpunuara dhe te pasura me vlera ushqyese, per ata qe kerkojne ushqim sa me natyral.
Certifikime: Organic, Vegan, Raw Food Standards
So’Bio Étic
Brand francez i kozmetikes natyrale dhe organike, me formula te pastra dhe respekt maksimal per lekuren dhe mjedisin.
Certifikime: COSMOS Organic, Ecocert, Vegan (ne shume produkte), Cruelty Free
Laboratoires de Biarritz
Brand francez dermo-kozmetik i certifikuar organik, i specializuar ne produkte me tolerance te larte per lekure te ndjeshme.
Certifikime: COSMOS Organic, Ecocert, Vegan (ne shume produkte), Made in France
Inas
Brand i fokusuar ne produkte natyrale per kujdesin personal dhe mireqenie, me perberes te paster dhe origjine te kontrolluar.
Certifikime: Organic, Natural Origin, Vegan (sipas linjes)
Ushqime Bio
Çaj & Bimë Mjekësore
Suplemente & Superfoods
Kozmetikë & Kujdes Personal
Shtëpi & Stil Jetese
Kultura Fermentuese & Maja