Blog

Speci i Kuq Cayenne dhe Piperi i tij

by in Blogu, Produkte 07/05/2015

Piperi Cayenne eshte emer i dhene nga nje varietet i specit te kuq dhe jo i piperit (sic mund te mendohet). Merr emrin nga lokaliteti nga i cili vjen, qyteti i Cayenne ne Guyanen Franceze. Kultivohet gjithsesi dhe Europe, Azi dhe Afrike.

Pluhuri i Cayenne merret nepermjet grirjes se specave te kuq djeges mbasi ata jane thare. Mund te perdoret si erez pikante ne kuzhine, per ti dhene shije gatimeve te shumta, salcave dhe pjatave me baze orizi, makaronash, bishtajoresh apo sallaterash. Specat Cayenne perdoren gjithashtu per te aromatizuar vajin ekstra te virgjer te ullirit.

Piperi Cayenne konsiderohet nje tonik efikas dhe stimulues, karakteristika qe e bejne nje erez te pershtatshme per te favorizuar tretjen. Stimulues i metabolizmit, perdorimi i tij konsiderohet i nevojshem kur ndiqen dieta dobesuese per te humbur peshe. I atribuohet nje efekt termorregullator ne gjendje te stimuloje djersitjen, aftesi qe e bejne te pershtatshem ne rast gripi apo te ftohuri.

Ne rast kolle, bajamesh dhe dhimbje gryke, piperi Cayenne eshte efikas ne menyre te vecante i perzier me shurupin e panjes apo mjaltin. Per permbajtjen e tij me kapsaicine, konsiderohet si antidolorifik dhe antinfiamator i perdorshem ne rast dhimbjesh shpine apo dhimbje koke. Ka veti te mira antitumorale, ndihmon ne qarkullimin e gjakut, uljen e treglicerideve dhe presionit te larte te gjakut duke ndihmuar shendetin e zemres.
Nese keni dhimbje dhembesh e qetesoni duke apikuar ne pjesen qe dhemb nje cope pambuk te zhytyr ne uje qe permban uje te vaket dhe piper Cayenne.

Piperi Cayenne si diuretik, favorizon eliminimin e toksinave nepermjet nxjerrjes jashte te lengjeve, stimulon aktivitetin e stomakut dhe purifikon aparatin tretes. Pavaresisht shijes se tij pikante, ai ne shume raste favorizon sherimin e ulcerave ne nivel stomaku duke kryer rigjenerim dhe rindertim te indeve te kesaj zone. Piperi i Cayenne konsiderohet nder ushqimet me te perdorshme per te detoksifikuar organizmin.

Duke qene nje ilac shume potent dhe terapeutik, piperi i Cayenne nuk duhet te perdoret ne menyre te tepert, por ne sasi te vogla si te behej fjale per nje ilac te vertete natyral.

Piperin Cayenne mund ta gjeni shume cilesor, prane dyqanit tone!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *