24 Dhjetor 2014

Edesia Bio Organic

Edesia Bio Organic u themelua më 24 Dhjetor 2014, duke sjellë një qasje të re në tregun shqiptar jo vetëm për produktet bio, por edhe për mënyrën se si e shohim ushqimin dhe një stil jetese më të shëndetshëm.

Prej më shumë se një dekade kemi qëndruar besnikë misionit tonë: të ofrojmë produkte të sigurta, me origjinë të kontrolluar, të përzgjedhura nga fermerë dhe prodhues të besueshëm, të certifikuara sipas standardeve ndërkombëtare.

Forca e produkteve tona qëndron te pastërtia e çdo përbërësi, cilësia e pakompromis dhe transparenca e origjinës, duke u ofruar klientëve zgjedhje të sigurta për një jetë më të shëndetshme.

Edesia

Ne në Shifra

11 vite në treg

Më shumë se produkte 100% organike eksperiencë & këshilla.

33,750 klientë të shërbyer

Çdo klient, një histori. Çdo histori, një besim.

750+ produkte

Të zgjedhura me kujdes për t'i shërbyer shëndetit dhe mirëqenies.

Nr. 1

Të parët dhe të vetmit 100% Bio Organic në Shqipëri.

Vlerësimet

e klientëve tanë

Partneret Tanë

Brandet Tona

Sonnentor eshte nje brand austriak–gjerman qe daton qe prej vitit 1988, sot me nje portofol prej mbi 900 produkteve organike. Ne importojme nga ky brand cajra dhe ereza te vecanta, te njohura per pastertine, aromen dhe cilesine e tyre te larte. Pervec certifikimeve strikte mbi cilesine, perpunimin dhe paketimin, Sonnentor dallohet per bashkepunimin e drejtpërdrejte me fermere te vegjel dhe familjare, jo me prodhime masive apo bujqesi industriale. Ky model i qendrueshem u mundeson te perzgjedhin varietete te pastra, autentike dhe shpesh unike, te kultivuara me kujdes dhe respekt per natyren. Ky bashkepunim shtrihet ne vende si: Rumani, Shqiperi, Nikaragua, Tanzani, Zelande e Re, Kine, Spanje dhe Kosove.

Sonnentor eshte i certifikuar dhe i kontrolluar nga qendra zyrtare Austria Bio Garantie, me numrin e kontrollit AT-BIO-301, qe garanton transparence, origjine te paster dhe standarde te larta cilesie.

https://www.sonnentor.com/en-gb/about-us/history

Prej 11 vites bashkpunojme me furnitorin tone kryesor BioAgros – Brand lider grek ne ushqime organike qe prej vitit 1990, i certifikuar sipas ISO 22000, IFS, BIO dhe GlobalG.A.P, me fokus te plote ne sigurine ushqimore, cilesine dhe qendrueshmerine.

Link: https://www.bioagros.gr/en/who-we-are/choose-organic

Prej 10 vitesh ne importojme dhe rishesim produkte nga Urtekram, nje brand danez qe daton qe prej vitit 1972. I njohur per perkushtimin e tij ndaj pastertise, cilesise dhe respektit per natyren, Urtekram krijon produkte qe kombinojne efektivitetin me perberes natyrale dhe procese prodhimi te qendrueshme.

Brand-i eshte i certifikuar sipas standardeve me te larta nderkombetare, duke garantuar transparence, sigurine dhe respekt per mjedisin:

Certifikime & Standarde:

– Certifikuar nga Ecocert Greenlife sipas standardeve COSMOS Organic

  • Certifikuar nga Vegan Society
  • 99–100% perberes me origjine natyrale
  • Formula biodegradueshme
  • Ambalazh nga materiale te ricikluara
  • Përdorim i energjise se rinovueshme ne prodhim

https://www.urtekrambeauty.com/about/

Borgla eshte nje kompani sllovene e specializuar ne zhvillimin dhe prodhimin e pajisjeve per fermentim dhe kulturave starter per perdorim ne shtepi, te njohura nen brand-in Kefirko. E themeluar ne vitin 2015, Borgla eshte nje nga partneret tane me te rinj, nga ku importojme si kulturat e fermentimit ashtu edhe enet dhe aksesoret per procesin.

Kulturat e tyre jane eco-certified, te dizajnuara per fermentim natyral dhe te mirembajtura me kujdes per te garantuar vitalitet, ekuiliber dhe performance te qendrueshme ne cdo fermentim.

Produktet kryesore perfshijne:

  • Kokrrat e kefirit te qumeshtit
  • Kokrrat e kefirit te ujit
  • Starter per kombucha
  • Starter per sourdough (brum i tharte)

https://borgla.com/the-story/

Prej vitesh importojme dhe shesim produkte nga Aroma-Zone, nje brand francez qe prej vitit 1999 ka sjelle ne treg qindra produkte natyrale dhe organike. Nga ky brand kemi perzgjedhur nje range te vecante qe perfshin kryesisht henna, kripera minerale dhe argjila natyrale, produkte te njohura per pastertine, origjinen e kontrolluar dhe perdorimet e tyre te shumta ne kujdesin personal dhe mireqenie.

Aroma-Zone dallohet per transparencen ndaj konsumatorit, formulime te pastra dhe nje filozofi qe vendos ne qender natyren, efektivitetin dhe aksesueshmerine. Cdo produkt shoqerohet me informacion te detajuar mbi perberesit, origjinen dhe menyren e perdorimit.

Certifikime & Standarde (per shume nga produktet e tyre):

  • Certifikuar nga Ecocert sipas standardeve COSMOS Organic / Natural
  • Shume produkte Vegan
  • Perberes me origjine natyrale
  • Pa substanca agresive apo te panevojshme
  • Qasje e qendrueshme ndaj mjedisit dhe paketimit

https://www.aroma-zone.com/content/qui-sommes-nous

Gjithashtu, ne Edesia gjeni brand-e fantastike organike, te perzgjedhura me kujdes, me certifikime nderkombetare, siguri te garantuar dhe standarde te larta cilesie, qe respektojne si shendetin tuaj ashtu edhe mjedisin.

7 Elements

Brand i fokusuar ne produkte natyrale dhe superfoods, me perberes te paster dhe pa shtesa artificiale, per nje stil jetese te shendetshem.
Certifikime (sipas produkteve): Organic, Vegan, Gluten Free

Felicia

Brand italian i specializuar ne pasta gluten free, te prodhuara nga nje perberes i vetem, pa aditive dhe pa niseshte te shtuar.
Certifikime: Gluten Free, Organic (ne disa linja), Vegan, Non-GMO

Crudigno

Brand i fokusuar ne produkte raw, te paperpunuara dhe te pasura me vlera ushqyese, per ata qe kerkojne ushqim sa me natyral.
Certifikime: Organic, Vegan, Raw Food Standards

So’Bio Étic

Brand francez i kozmetikes natyrale dhe organike, me formula te pastra dhe respekt maksimal per lekuren dhe mjedisin.
Certifikime: COSMOS Organic, Ecocert, Vegan (ne shume produkte), Cruelty Free

Laboratoires de Biarritz

Brand francez dermo-kozmetik i certifikuar organik, i specializuar ne produkte me tolerance te larte per lekure te ndjeshme.
Certifikime: COSMOS Organic, Ecocert, Vegan (ne shume produkte), Made in France

Inas

Brand i fokusuar ne produkte natyrale per kujdesin personal dhe mireqenie, me perberes te paster dhe origjine te kontrolluar.
Certifikime: Organic, Natural Origin, Vegan (sipas linjes)