Receta e Ditës

Tortë Me Mollë Dhe Lajthi

Tortë me mollë dhe lajthi. Pa gluten, pa laktozë dhe pa sheqer!

Përbërësit:

  • 200 ml qumësht bajame
  • 100 gr rrush të thatë
  • 200 gr miell orizi
  • 10 gr pluhur për pjekje
  • 70 gr lajthi të pjekura
  • Pak kanellë dhe arrëmyshk
  • Një mollë e madhe e ëmbël (250 g)
  • 2 lugë uthull molle
  • 30 ml vaj ulliri

Përgatitja:

Hidhni rrushin e thatë në qumështin e bajames Grini lajthitë derisa të shkërmoqen në një blender. Qëroni mollën dhe bëjeni pure. Kombinoni të gjithë përbërësit e thatë. Shtoni mollën në qumësht, lajthitë dhe përziejini sërisht. Në vaj shtoni uthull, përzieni dhe hidheni në brumë. E trazojmë mirë brumin dhe e kalojmë në një tavë për pjekje. Piqeni në 160° për 45-55 minuta. Prisni te ftohet dhe torta eshte gati. Mund të shtoni dhe mjaltë sipas dëshirës.

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *