Blog

Pse dëgjojmë kaq shumë për kinoan?

by in Blogu 06/02/2015

Kinoa cilesohet nga inkasit si “mbreteresha e gjithe farerave”.
Kjo sepse kjo fare ka veti ushqyese vecanerisht te larta duke qene gjithashtu e gjitheperdorshme ne kuzhine.
Me origjine nga Amerika e Jugut, kinoa eshte nje ushqim shume i tretshem, proteik dhe pak kalorik. I adaptueshem per cdo diete ka nje shije delikate qe shkon me shume pergatitje.

Permban fibra dhe minerale si fosfor, magnez, hekur dhe zink. Eshte gjithashtu nje burim i shkelqyer proteinash vegjetale. Ka ne vetvete 9 nga yndyrnat esenciale te nevojshme per funksionimin e organizmit duke na sjelle ne kompleks, nje ekuiliber shume te mire mes proteinave dhe karbohidrateve. Vlerat proteinike jane superiore ndaj atyre te orizit, melit apo grurit.

Kinoa eshte vecanerisht e pershtatshme dhe per celiaket duke qene se eshte totalisht pa gluten.
Mund te perdoret si dritherat e tjere dhe pse nuk eshte nje drith i mirefillte, per te pergatitur supa, per te shoqeruar mish apo sallata.
Eshte nje permbajtes i rendesishem i riboflavines (B2) ne gjendje te reduktoje sulmet e dhimbjes se kokes dhe te favorizoje proceset metabolike te qelizave muskulare dhe cerebrale.

Perdorimet e kinoas

Kinoa rekomandohet te shpelahet para se te procedohet me gatimin e saj. Nese keni mundesi, mund ta lini dhe per nje periudhe te shkurter ne uje per te eliminuar gjurmet e saponines qe permbajne farat e saj. Keshtu farat nuk do te kene aspak shije te hidhur.
Ka tre varietete kryesore te kinoas qe dallohen nga ngjyra e kokrrave te saj te kuqe, te verdha te zeza. Te treja varietetet mund te perdoren per pergatitjen e pjatave si te embla dhe te kripura, duke qene se shija e kinoas kombinohet shume mire me shije te tjera.
Farat e kinoas mundet gjithashtu te bluhen per te pasur nje miell te perdorshem, plotesisht pa gluten.

Farat e kinoas mund te zihen me te pakten dyfishin e ujit sic perdorim per makaronat .
Zierja mund te varioje nga 10 deri ne 15 minuta. Mbas zierjes mund ti hidhet vaj dhe perberes te tjere te preferuar. Jane te shkelqyera kombinimet e quinoas me sallata dhe bishtajore. Mund te perdoren dhe per mbushjen e domateve, specave apo kungujve.
Persa i perket pjatave te embla, kinoa mund te perdoret per pergatitjen e biskotave e kombinuar me fruta te thata si rrush i thate apo lajthi .
Farat e ziera te kinoas mund te shtohen gjithashtu ne mueslin tuaj te mengjesit.
Ne postimet ne vazhdim do percjellim disa receta me kinoan si perberes kryesor te tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *