Partnerët

PSE KËTO MARKA

Certifikime Ndërkombëtare (BIO, Ecocert, ISO, COSMOS)

Siguri & Transparencë

Qëndrueshmëri & respekt për mjedisin

PARTNERËT TANË KRYESORË

BioAgros (Greqi)

Prej mbi 11 vitesh bashkëpunojmë me BioAgros, një brand lider grek në ushqime organike që prej vitit 1990. BioAgros është i njohur për fokusin e tij të plotë në sigurinë ushqimore, cilësinë e lartë dhe praktikat e qëndrueshme të prodhimit. Çdo produkt vjen nga zinxhirë furnizimi të kontrolluar dhe të certifikuar ndërkombëtarisht.

Certifikime: ISO 22000, IFS, BIO, GlobalG.A.P

Sonnentor (Austri / Gjermani)

Sonnentor është një brand austriak–gjerman i themeluar në vitin 1988, me mbi 900 produkte organike në portofolin e tij. Nga ky brand ne importojmë çajra dhe erëza të veçanta, të njohura për pastërtinë, aromën dhe cilësinë e tyre të lartë. Sonnentor bashkëpunon drejtpërdrejt me fermerë të vegjël dhe familjarë, duke shmangur prodhimin masiv dhe bujqësinë industriale.

Certifikim: Austria Bio Garantie (AT-BIO-301)

Urtekram (Danimarkë)

Prej më shumë se 10 vitesh importojmë produkte nga Urtekram, një brand danez që prej vitit 1972, i specializuar në produkte natyrale dhe organike për kujdesin personal. Urtekram kombinon efektivitetin me përbërës natyralë dhe procese prodhimi të qëndrueshme, me respekt maksimal për mjedisin.

Certifikime: COSMOS Organic (Ecocert), Vegan Society

Kefirko (Slloveni)

Kefirko është brand-i nën të cilin kompania sllovene Borgla, e themeluar në vitin 2015, zhvillon kultura fermentimi dhe pajisje për përdorim në shtëpi. Nga ky partner importojmë kultura kefiri dhe starter për fermentim natyral, të dizajnuara për vitalitet, ekuilibër dhe performancë të qëndrueshme.

Produkte: Kefir qumështi, kefir uji, kombucha, sourdough

Aroma-Zone (Francë)

Aroma-Zone është një brand francez i themeluar në vitin 1999, i njohur për transparencën, formulimet e pastra dhe përbërësit me origjinë natyrale. Nga ky brand kemi përzgjedhur kryesisht henna, kripëra minerale dhe argjila natyrale, të certifikuara dhe me përdorime të shumta në kujdesin personal dhe mirëqenie.

Certifikime: Ecocert, COSMOS Organic / Natural, Vegan (për shumë produkte)

PSE I ZGJEDHIM KËTO BRAND-E

Të gjitha brand-et që gjeni në Edesia janë përzgjedhur me kujdes bazuar në standarde të larta cilësie, certifikime ndërkombëtare dhe një filozofi të përbashkët që vendos shëndetin e njeriut dhe respektin për natyrën në qendër. Bashkëpunojmë vetëm me partnerë që garantojnë transparencë, siguri dhe qëndrueshmëri afatgjatë.

7 Elements

Brand i fokusuar në produkte natyrale dhe superfoods, me përbërës të pastër dhe pa shtesa artificiale, për një stil jetese të shëndetshëm.

Certifikime: Organic, Vegan, Gluten Free

Felicia

Brand italian i specializuar në pasta gluten free, të prodhuara nga një përbërës i vetëm, pa aditivë dhe pa niseshte të shtuar.

Certifikime: Gluten Free, Vegan, Non-GMO (Organic në disa linja)

Crudigno

Brand i fokusuar në produkte raw dhe të papërpunuara, të pasura me vlera ushqyese, për konsumatorët që kërkojnë ushqim sa më natyral.

Certifikime: Organic, Vegan, Raw Food Standards

So’Bio Étic

Brand francez i kozmetikës natyrale dhe organike, me formula të pastra dhe respekt maksimal për lëkurën dhe mjedisin.
Certifikime: COSMOS Organic, Ecocert, Vegan, Cruelty Free

Laboratoires de Biarritz

Brand francez dermo-kozmetik i certifikuar organik, i specializuar në produkte me tolerancë të lartë për lëkurë të ndjeshme.

Certifikime: COSMOS Organic, Ecocert, Vegan (në shumë produkte), Made in France

Inas

Brand i fokusuar në produkte natyrale për kujdesin personal dhe mirëqenie, me përbërës të pastër dhe origjinë të kontrolluar.

Certifikime: Organic, Natural Origin, Vegan (sipas linjës)