Mark Twain…
“Te lesh cigaren eshte gjeja me e thjeshte ne bote. E di sepse e kam lene me mijera here.”
Mark Twain
“Te lesh cigaren eshte gjeja me e thjeshte ne bote. E di sepse e kam lene me mijera here.”
Mark Twain
“Terreni eshte gjithcka, mikrobi eshte asgje.
Keshtu nje terren i mire nuk le vend per semundje. Ky dhe vetem ky terren merr vleren kryesore, jo agresionet e jashtme.”
Claude Bernard
Veshtiresia: e lehte
Pjekja: 20 minuta
Pergatitja: 15 minuta
…
Perberesit:
– 150 gr miell
– 70 gr kinoa
– 50 ml vaj vegjetal
– 1 portokall
– tre luge mjalte
– 30 gr sheqer i erret
Biskotat pa gjalpe, shume te lehta dhe qe nuk nuk do lene shenje ne linjen tuaj, mund ti perdorni per familjen ne mengjes apo ti merrni me vete ne zyre.
Pergatitja:
Ziejme fillimisht kinoan.E hedhim ne uje te bollshem dhe e ziejme derisa kokrrat e saj te zbuten pak. Hapim miellin dhe e perziejme me sheqerin e erret. Shtojme kinoan pasi e kemi kulluar dhe e leme te ftohet. E punojme masen me duar dhe shtojme vajin, lengun dhe lekuren e grire te portokallit bashke me luget me mjalte.
E punojme masen me duar derisa te kemi nje perzierje homogjene. E mbeshtjellim me pas me nje cope dhe e leme qe masa te rrije 30 minuta. I japim formen cilindrike me nje diameter 5 cm.Si hap final i fusim biskotat ne furre per 20 minuta me 170 grade.
Mielli i erret integral do ti jape biskotave pamje me rustike.
Ju befte mire!
Kultivimi i karrubes behet kryesisht ne Itali, ne zonen e Toskanes ku eshte natyralizuar. Kultivohet shume dhe ne Afriken e Veriut, Spanje, Portugali, Greqi e sic duket dhe ne Shqiperi.
Pema e saj arrin ne lartesine deri 10 metra dhe ka nje kurore shume te gjere. Fruti duhet te kaloje gati nje vit per te arritur ne maturim, ka nje shije te embel, pulpa eshte e lengshme,farat shume te forta. Ato shpesh thahen ne peme dhe marrin nje ngjyre te erret, prodhimi i frutave per nje peme te vetme eshte shume i madh. Ka vlera shume te larta ushqyese aq sa popujt e antikitetit i kishin bere pjese te ushqimit te tyre te perditshem.
Karruba ka nje kuader proteinik shume interesant.Ka perberje vitaminike te larte sidomos vitamina te grupit B qe ndihmojne funksionimin e melcise, favorizojne metabolizmin e karbohidrateve dhe sheqernave,si dhe vitamine C vitamine E, K e J.
Karruba perdoret ne industrine ushqimore,kozmetike dhe farmaceutike.Caji qe behet nga fruti perdoret per te kuruar kollen,bronkitin dhe te ftohurin. Shurupi i karrubes eshte nje laksativ shume i mire.
Karruba sidomos ne vitet 80 konsiderohej dhe perdorej si zevendesues i kakaos me ndryshim qe karruba nuk substanca psikoaktive prandaj keshillohet per ata qe per kete arsye nuk mund te hane cokollaten.
Nga perpunimi i frutit marrim miellin e karrubes nga i cili mund te pergatiten biskota dhe embelsira te ndyshme. Nje avantazh i karrubes eshte mungesa e glutenit, qe do te thote se nenproduktet e saj jane nje alternative e shkelqyer per celiaket.
Si zevendesues shume i mire i cokollates fale shijes se saj se embel e te kendshme, perben nje kompromis per ata qe duan te mbahen ne forme duke marre pak kalori e pak yndyra, pa hequr dore gjithsesi nga dicka e embel here pas here.
Gjithashtu, e pasur me vlera ushqyese per shkak te permbajtjes se larte ne fibra rrit sensin e ngopjes. Per kete arsye marrja e saj eshte e keshillueshme ne dietat dobesuese.
Gjithashtu duke qene pa kafeine dhe teobromine qe jane prezente te cokollata, mund te merret dhe nga persona qe vuajne nga alergjite apo intolerancat ndaj ketyre perbereseve.
Shurupi i karrubes perdoret per te aromatizuar shume pjata dhe pije te ndryshme.
Pa sheqer dhe konservante,i pasur ne kalcium eshte ideal si embelsues ne kos, qumesht, pije te ftohta, akullore, drithera mengjesi.
Shurupin e Karrubes ne formatin 250 ml mund ta gjeni prane dyqanit tone.
Ju mirepresim!
Tahini eshte nje krem mjat ushqyes i pasur me kalcium dhe proteina, omega 3 dhe omega 6. Keto perberes ofrojne nje mbeshtetje te shkelqyeshme per sistemin kardiovaskular. Pervec shume e shume vitaminave eshte i pasur dhe me sesaminol i afte te luftoje radikalet e lira qe krijohen ne trupin tone. E gjitha merite e farave te susamit nje nga ushqimet qe kane gjithashtu dhe permbajtjen me te madhe te kalciumit nder ushqimet qe vendosim ne tavolinat tona. Per gjithe vlerat e mesiperme eshte gjithashtu shume i perdorur dhe nga vegjetarianet dhe veganet. Duhet thene gjithashtu se tahini eshte shume me i tretshem se sa salca te tjera te pergatitura me baze gjalpi apo majoneze.
Mbetet gjithsesi nje ushqim shume kalorik keshtu qe keshillohet te mos abuzohet.
Perdorimet
Tahini mund te konsumohet i lyer ne buke ose ne kombinim me ushqime te tjera.
Ne Lindjen e Mesme sherbehet ne versionin me hudher dhe limon, bashke me falafelet e famshme, qoftet tipike me perime dhe quinoa. Tahini rri shume mire dhe ne receta te tjera te famshme si hummus me baze qiqrash, nje pure te ftohte patellxhanesh me borzilok etj.
Perdorim tjeter interesant mund te ishte ne pergatitjen e hallvasise ku perberes kyesor eshte pikerisht kremi i suzamit qe perzihet me embelsues natyral dhe pak mjalte. Ne varesi te traditave te gatimit mund te shtohen dhe fistiqe, fruta te thata, vanilje, leng portokalli, uje nga petalet e trendafilit, aroma, kafe, kakao.
Per zonjat qe e kane blere tahinin prane dyqanit tone dhe na kane pyetur per menyrat e perdorimit, do te donim te percillnim se meqenese tahini ka nje permbajtje te plote dhe shije pak te forte, mund ta beni me fluid dhe me te shijshem nese e perdorni si baze kremi. Shtoni hudher te shtypur mire, leng limoni, majdanoz dhe uje dhe i perzieni se bashku. Gjithashtu nje tjeter mikeshe e dyqanit sygjeroi nje kombinim tjeter te vecante, nje perzierje te tahinit me fergesen tone tradicionale .
Mbas hapjes, tahini ruhet ne frigorifer ne kavanoz qelqi. Ka tendence gjithsesi te ndahet. Perziejini mire para se ta sherbeni.
Ju befte mire!
Lengu i shurupit te Agaves nxirret nga Agave blu, nje bime e shijshme qe rritet ne shkretetiren e Meksikes. Ka nje kurore gjethesh te pajisura me shume fibra, qe po te priten paraqesin nje strukture xhelatinoze.
Zona ku rregjistrohen kushtet ambientale me te pershtatshme per kultivimin e Agaves jane zona gjeografike e Jaliscos, ne Tekila. Mbas tre viteve te para majat e gjetheve priten, per te pershpejtuar rritjen e per ta lene te maturohet ne 8-11 vjet te tjera, per te perfituar pastaj lengun me te mire te Agaves.
Agave eshte me pak fluid se mjalti por pa shije, ne gjendje te embelsoje 25% me shume se sheqeri i bardhe.
Ne 1981 kanadezi David Jenkins prezantoi nje shkalle referimi standart per te matur lehtesisht fuqine e rritjes se glicemise te cdo sakaridi dhe per ti krahasuar mes tyre si me poshte:
Vlerat e shurupit te Agaves
Lengu i Agaves kryen nje veprim rimineralizues meqenese permban nje sasi te madhe kalciumi, magnezi, potasiumi dhe hekuri.Megjithese eshte i perbere 90% nga fruktozi, ka nje indeks glicemik me te ulet se sheqeret e tjere, madje se dhe vete mjalti.
Kjo do te thote qe shpejtesia me te cilen shurupi i agaves rrit nivelin e glukozes, eshte me e uleta mes embelsuesve natyrale, mbas stevias .Kjo do te thote qe nuk rrit prodhimin e insulines dhe e ben shume te pershtatshem e rekomandueshem per ke vuan nga diabeti .
Per me shume, per permbajtjen e tij te ulet kalorike eshte embelsuesi natyral, ideal per dietat me kalori te uleta, per personat qe duan te ulin kile dhe per femijet duke konsideruar sasine e madhe te elementeve ushqyes dhe te vlefshem qe permban.
Si perdoret shurupi i Agaves
Shurupi i Agaves perdoret si zevendesues i sheqerit ne shume receta. Veganet e perdorin dhe si perdorim te mjaltit. Mund te perdoret gjithashtu per te embelsuar pijet, te ngrohta apo te ftohta si caji sepse tretet shume lehte ne te. Eshte kombinim shume i mire dhe me dritherat e perdorura per mengjes. Ne kuzhine pikerisht per shkat te nivelit te tij te larte embelsues dhe mungeses te shijes, mund te perdoret ne pergatitjen e embelsirave, duke u kujtuar gjithsesi se duhet perdorur me pak se sheqeri i bardhe, meqenese 75 gr shurup agave embelson sa 100 gr sheqer i rafinuar.
Doza e rekomanduar varion nga 6 luge te vogla per femrat, deri ne 9 per burrat ne perdorimet qe permendem me lart. Gjithesesi kur te llogarisni sasine e sheqerit te marre gjate dites, duhet patur kujdes dhe me llojet e tjera te sheqerit qe permban dieta juaj, si lengjet e perpunuara te frutave, embelsirat e ndryshme dhe sheqernave te shtuara ne dieten tuaj.
Produktin Bio te Shurupit te Agaves me ngjyre te lehte dhe ate me te ngjyre te erret, qe eshte me pak i embel dhe me shije me te forte, mund ti gjeni prane dyqanit tone.
Ju mirepresim!
… për t’ju informuar mbi çdo risi
Gabim: S’u gjet formular kontaktesh.

