Çaj Xhinxher

790 L

Një nga mënyrat më të mira më të marrë benefitet maksimale nga xhinxheri të është të bëni një çaj me rrënjët e xhinxherit. Ky paketim i ndarë në bustina që janë në përbërje 100% organike pa përmbajtje plastike, është një zgjidhje e thjeshtë dhe mjaft efektive.

Çaj Xhinxher (23.4g)

Xhinxher (Zingiber Officinale) është një bimët më të vjetra të kultivuara. Historianët besojnë që xhinxheri është kultivuar për më shumë se 5000 vjet, qëkur indianët dhe kinezët e zbuluan dhe përdorën si tonik rrënjët e tij për të shëruar një sërë gjendjesh shëndetësore. Xhinxheri është një bimë që nuk përmban as kafeinë as sheqer, por përmban një përzierje vitaminash dhe mineralesh që funksionojnë së bashku për të sjellë benefite për shëndetin tuaj.Për më tej, xhinxheri përmban xhinxherol, një përzierje unike që mund të ndihmojë qarkullimin kardiovaskular.

Benefitet shëndetsore të xhinxherit janë të pafundme:

  • Të lehtëson të vjellat. Nëse keni përzierje për çfarëdolloj arsyeje, të pini çaj xhinxheri mund t’ju ndihmojë të ndiheni më mirë.
  • Sjellin  lehtësim në problemet e stomakut. Të pini çaj xhinxheri mund të përmirësojë shëndetin e stomakut duke reduktuar efektet e tretjes jo-të rregullt kronike.
  • Vetitë anti-inflamatore të xhinxherit tashmë njihen. Të pini çaj xhinxheri ndihmon në lehtësimin e dhimbjes së muskujve pas një stërvitjeje intensive.
  • Lëhtëson gjendjet respiratore. Çaji i xhinxherit mund të ndihmojë në lehtësimin e inflamacionit që lidhet me sistemin respirator si astma, duke ju lejuar të merrni frymë lirisht.
  • Përmirëson funksionin e sistemit nervor. Në një studim, ku morën pjesë femra të shëndetshme (të moshës së mesme), studiuesit zbuluan që xhinxheri mund të përmirësojë vëmendjen dhe proceset njohëse pa shkaktuar efekte anësore.
  • Lehtëson dhimbjet menstruale. Vetitë e xhinxherit për relaksimin e muskujve mund të sjellin lehtësim për  dhimbjet menstruale, sic është treguar në një stuim.
  • Forcon sistemin imunitar. Antioksidantët e shumtë që gjenden në çajin e xhinxherit mund të forcojnë sistemin imunitar, duke reduktuar rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet infektive.

Përgatitja:

Hidhni ujë të ngrohtë në një filxhan, zhysni brenda një bustinë caji xhixher lereni 2-3 minuta, embëlsojeni me embëlsuesin tuaj të preferuar dhe është gati.

Sonnentor eshte nje brand austriak–gjerman qe daton qe prej vitit 1988, sot me nje portofol prej mbi 900 produkteve organike. Ne importojme nga ky brand cajra dhe ereza te vecanta, te njohura per pastertine, aromen dhe cilesine e tyre te larte. Pervec certifikimeve strikte mbi cilesine, perpunimin dhe paketimin, Sonnentor dallohet per bashkepunimin e drejtpërdrejte me fermere te vegjel dhe familjare, jo me prodhime masive apo bujqesi industriale. Ky model i qendrueshem u mundeson te perzgjedhin varietete te pastra, autentike dhe shpesh unike, te kultivuara me kujdes dhe respekt per natyren. Ky bashkepunim shtrihet ne vende si: Rumani, Shqiperi, Nikaragua, Tanzani, Zelande e Re, Kine, Spanje dhe Kosove. Sonnentor eshte i certifikuar dhe i kontrolluar nga qendra zyrtare Austria Bio Garantie, me numrin e kontrollit AT-BIO-301, qe garanton transparence, origjine te paster dhe standarde te larta cilesie. https://www.sonnentor.com/en-gb/about-us/history